Gjobiten 322 shoferë në Berat, 2 persona nën hetim pasi lëviznin pa patentë, vazhdojnë kontrollet e policisë rrugore në Berat (VIDEO)

BERAT- Policia rrugore vazhdon kontrollet me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe evidentimin e të gjithë shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Kontrollet janë përqendruar kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti.

Janë gjobitur 322 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 2 persona që u kapën nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetet përkatëse, pa leje drejtimi.

5 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë. 

Janë proceduar administrativisht 17 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit. 

29 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Janë vendosur 51 masa administrative për parakalime të gabuara.

Janë pezulluar 2 leje drejtimi, 1 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 1 për shpejtësi tej normave ë lejuara.

Janë vendosur 13 masa administrative për drejtim të motomjetit, pa kaskë mbrojtëse.Gjithashtu janë vendosur 204 masa të tjera administrative, për shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Beratit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

S.C/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

LIVE- Opozita në protestë, bllokon nyjet kryesore të Tiranës! Shoferët e indinjuar i bien borive! Bardhi: Kemi të drejtë të tubojmë! Policia: Po pengoni lëvizjen

LIVE- Opozita në protestë, bllokon nyjet kryesore të Tiranës! Shoferët e indinjuar i bien borive! Bardhi: Kemi të drejtë të tubojmë! Policia: Po pengoni lëvizjen