Qytetarët vijojnë që të mos respektojnë masat kufizuese të koronavirusit në vend. Në 24 orët e fundit janë gjobitur 645 qytetarë të cilët janë konstatuar pa maska në rrugë.
Ata janë gjobitur nën masën 3000 lekë, një shumë e cila do të vendoset në faturën e tyre të energjisë elektrike.
Ndërkohë policia ka gjobitur dhe një lokal me masën 1.000.000 lekë për shkeljen e masave të vendosura për këto subjekte.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e policisë në të gjithë vendin, 7 persona që nuk kanë pranuar t’i tregojnë efektivëve dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Por qytetarët duket se janë ndërgjegjësuar përsa i përket orarit të kufizimit 22:00 deri në orën 06:00 ku janë gjobitur vetëm 9 persona me 10.000 lekë secili.
E.M./Shqiptarja.comKomente

