Kërcënoi me 200 mijë lekë gjobë dhe një stekë cigare drejtorin e shkollës, krimet e rënda lirojnë 16 vjeçarin me iniciale A.Xh nga Kombinati.

Minoreni ka pranuar ngjarjen para togave të zeza duke shprehur pendesë dhe ka deklaruar se qëllimi i tij nuk ishte gjobvënia por trembja e mësuesit me të cilin ai s'kishte raporte të mira.

Nxënësi i shkollës “Myslym Keta” është nën akuzë për shantazh dhe gjobvënie ndaj profesorit të tij ndërsa hetimet për këtë rast janë të hapura për të parë nëse i mituri është përkrahur nga ndonjë person tjetër në këtë krim.

Arrestimi i 16 vjeçarit u bë më 18 Gusht në Kombinat pranë gjimnazit teksa ai po merrte paratë nga profesori të cilin e kishte kërcënuar se do t'i bënte publike historitë intime që drejtori kishte me mësueset.


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com