TIRANE- Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar dënimin me 9.6 vite burg për Akimend Lushaj ose siç njihet ndryshme me emrin artistik “Stresi” dhe tre shokëve të tij që gjobitën vitin e kaluar me 25 mijë euro rregjizorin Leonard Bombaj.

E vetmja që i ka shpëtuar masës së dënimit ka qënë e pandehura me inicialet A.XH. për të cilën prokuroria vendosi të pezullojë dosjen. Ndërsa për sa i përket masës së dënimit për katër të pandehurit prokuroria kërkoi dënimin me 3 vite burg të këngëtarit “Stresi”, më 2 vjet burg për shtetasin Rolando Kurti, 2 vjet burg për Sevastian Kallabakun dhe 2.6 vite për të pandehurin Elis Basha.

Në konkluzionet përfundimtare prokurori Ardian Nezha u shpres se 15-vjeçarja me inicialet A.XH. është bërë shkaku i këtij konflikti mes Leonard Bombaj dhe të pandehurve Arkimed Lushaj, Rolado Kurtin, Elis Bashën dhe personin tjetër të identifikuar së fundi me emrin Sevastian Kallabaku të njohur ndryshe me nofkën “Arusha”. Sipas të dhënave të Prokurorisë, vajza 15-vjeçare ka deklaruar gjatë komunikimit të akuzës se nuk e kishte kërcënuar regjisorin Bombaj edhe pse ai e kishte përdhunuar disa here në ambjentet e studjove “Sirea Film”.

Gjithashtu, vetë 15-vjeçarja ka mohuar se së bashku me këngëtarin “Stresi” i kishin kërkuar regjisorit të paguajë shumën prej 25 mijë eurosh si formë presioni për të mos e denoncuar publikisht si përdhunues fëmijësh. Në dëshminë e katër të pandehurve të tjerë, vihet re i njëjti qëndrim. Ata kanë mohuar akuzat dhe pretendojnë se nuk i kanë vënë gjobë regjisorit Bombajt. Mirëpo ky i fundit pretendon se nën presionin e vazhdueshëm të armës, por dhe presionit psikologjik, autorët i kanë marrë fillimisht 5 mijë euro, si dhe automjetin e tij. Më pas makina i është rikthyer si rezultat i negocimit me babanë e të pandehurit Arkimed Lushaj, ndërsa ky i fundit në bashkëpunim dhe me të pandehurit e tjerë kanë vijuar duke i kërkuar në formën e gjobës shumën prej 25 mijë eurosh.
(sg/eq/shqiptarja.com)