Gjoba nga KQZ, Veliaj për Report Tv: Tentativë për të kënaqur Bashën që të futet në lojë, unë s'mund të fle gjumë si ai, do ta apeloj! S'ka prokurime të reja, janë para dhjetorit (VIDEO)

Gjoba prej 75 mijë lekësh e vendosur nga KQZ për Erion Veliaj se ka shkelur rregullat për aktivitete të ndaluara, për kryebashkiakun janë të paligjshme, të paskrupullta dhe se atij po i kërkohet që të mos bëjë punën e tij por të flejë gjumë si Lulzim Basha. Në një intervistë për Report Tv, Veliaj tha se gjobën do ta apelojë pasi nuk ka asnjë shkelje ligjit pasi nuk ka prokurime të reja që ndalon ligji para zgjedhjeve, por janë të leje të nxjerra që në dhjetor për familjet që kanë mbetur jashtë nga tërmeti si pjesë e rindërtimit. Veliaj shprehet se ai ndodhet në krye të Bashkisë Tiranë pikërisht për të bërë këtë punë, pasi kjo është detyra e tij dhe se vendosjen e gjobës e shikon të palogjikshme.

"Jo që jam njohur por sot kam dorëzuar edhe 5-6 shtëpi të tjera dhe mbrëmë është punuar tërë natën për të hedhur themelet në kolonat te 5 maji. Nuk di që ka një ligj që të pengojë të bësh punën, por di që ka një ligj që kryetari i bashkisë duhet të punojë dhe ngre shkolla e shtëpi. E gjitha më duket e paligjshme dhe kjo është arsye që to të apeloj dhe më rezulton se ka nevojë të kemi një diskutim për etikën në këtë vend. Sot jemi në një situatë ku një nga kandidatë për kryeministër është bërë me vila gjatë pandemisë, ndërkohë që unë e kam detyrën të ndërtojë gjobitem. Ku është logjika këtu? Të jesh i paskrupullt që në kohë pandemie të shtosh 5 vila që nuk kanë asnjë kontratë dhe është e virtytshme por të fusësh njerëz që kanë ngelur jashtë si pasojë e tërmeti dhe ti fusësh në shtëpi u gjobiska. Këtu kemi një cedim moral", tha Veliaj.

Vendosja e gjobës nga KQZ, për Veliajn është një tentativë nga ana e saj për të kënaqur Lulzim Bashën që dhe ai të futet në lojë e të mos largohet sërish nga zgjedhjet. Veliaj tha se KQZ nuk mund të kërkojë të paralizojë punën dhe qytetarët të rrinë në çadra, ndërsa tha se gjobën do ta apeloj. Veliaj tha se është fyese që duke ndihmuar njerëzit të vihen gjoba.

 "Meqë kryetari i opozitës është kampion në gjumë, duhet ta bëjmë edhe ne të gjithë këtë, kjo është non sens, kjo është një përpjekje e dëshpëruar  e KQZ-së që Basha të mos iki si herë të tjera nga beteja. Unë gjykoj që KQZ është orientuar drejt dëshirës të asaj nënës së mirë që thotë lerë ta kapi topin dhe ky qullaci i lagjes dhe duan që të lozi dhe Luli. Por kjo nuk është lojë për kalamaj, nuk është faji im që Bashën nuk e voton as familja e vetë. Detyra ime është të ndërtojë shkolla, kopshte dhe shtëpi e gjithçka tjetër nuk është opinion pasi në të kundërt e bëja pushim. Po na kërkohet të paralizojmë jetën dhe punën, nuk ka shkelje të ligjit, ligji thotë mos bëjë prokurorime të tjera por këto janë para dhjetorit. Si ka mundësi që SPAK nuk vazhdoi procedimin dhe tha nuk ka shkelje të ligjit dhe KQZ gjobit vetëm të fusë Lulin në fushëbetejë. Do ushtroj të drejtën time për të apeluar gjobën, iu garantoj nëse që kur mora njoftimin më kanë shtuar zellin për të vijuar punën. Më duket fyese sepse nga prindërit tanë jemi inkurajuar të ndihmojmë njerëzit dhe  jo të vëmë gjoba.. Ajo shprehja zoti ta shtoftë inatin vlen në rastin tim. Sepse në 2020 ne po luftojmë si ta kthejmë gjumin me ligj", tha Veliaj.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjobiti sot kryebashkiakun Erion Veliaj, pasi ka zhvilluar aktivitete që janë të ndaluara të bëhen 4 muaj para zgjedhjeve. Gjoba është në masën 75 mijë lekëve, 35 mijë lekë për mosraportim të aktiviteteve dhe 40 mijë lekë për promovim të aktiviteteve të ndaluara.  Ky vendim ka ardhur pas disa ankesave të LSI në KQZ në drejtim të Erion Veliaj, kryesisht për vizitat që bën në shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Presioni: 09/02/2021 22:10

    Po si duket,ju duhet ndonjë firmë e jotja për nd1 leje Ndërtimi!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT