Gjoka: A është disident Kasëm
Trebeshina? Të hapen dosjet 

Gjoka: A është disident Kasëm<br />Trebeshina? Të hapen dosjet 
Kasëm Trebeshina, një emër i harruar është rikthyer në 90-vjetorin e lindjes përmes një tryeze shkencore në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Në aktivitetin e mbajtur këtë të hënë mbajtën kumtesa studiuesit më të njohur të letërsisë.

Rikthimi në kujtesë i shkrimtarit nuk ka qenë kontribut i dretëpërdrejtë i Akademisë së Shkencave.  

Qendra Shqiptare të Studimeve “Pjetër Budi” e drejtuar nga Behar Gjoka e riktheu  Kasëm  Trebeshinën në kuadër të një projekti që synon studimin dhe rikthimin e vlerave reale të lëtërsisë shqipe e më gjerë.

''Vjet ka qenë përcaktuar prej marsit se në qedër të vëmëndjes do të ishte Budi sepse ka 450 vjetorin dhe Trebeshina ka sepse 90 vjetorin. Dhe u bisedua me një grup studiusish sepse janë më seriozët sepse kanë libra për Trebeshinën dhe menduam më shumë se ceremonial dhe akte festive të nisë një dialog më ndryshe në marrëdhënie me letërsinë dhe me tekstet e tij letrare'', është shprehur Gjoka.  

Mes debateve, nëse Kasëm Trebeshina do të mbetet në historinë e letërsisë shqipe për krijimtarisë letrare apo për gjurmën që la me promemorien e guximshme drejtuar Enver Hoxhës më 1953-shin, ku i shkruante se po vendosej pushteti diktatorial dhe po instalohej metodën e soc-realizmit në letërsi e arte, lind natyrshëm pyetja “A është Trebeshina një disident i vërtetë”?. Për këtë studiuesi Behar Gjoka i ftuar në emisionin Rreze Dielli ka këndvëshrimin e tij.

''Trebeshina është shkrimtari më rebel i letrave shqipe. Kundërvënia ndaj modelit letrar zyrtar të realizmit socialist është legjendare dhe e njohur. Dhe unë mendoj që me letrën thjesht kulmon, shpërfaqet botërisht qëndrimi që mban ky njeri. Problemi i disidencës morale është problem që do të duhet të faktohet, duhet të ndiqet hap pas hapi shfletimi i çdo akti që ka ndodhur, të akti të Trbeshinës apo të të tjerëve'', ka vijuar më tej Gjoka.  

 Kasëm Trebeshina sigurisht që ka vendin e tij të palëkundur në historinë e letërsisë shqipe, por cilat janë arsyet që nuk njihet nga lexuesi i gjerë dhe pse Trebeshina rri larg Shqipërisë.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie