LEZHE - Përzgjedhja e materialeve për festivalin e Gjirokastrës duhej të ishte bërë nga drejtuesit e kulturës nëpër qarqe dhe jo nga përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës, pasi këta të fundit nuk janë të azhornuar dhe mirë informuar me punën e bërë për një kohë të gjatë nga drejtuesit e kulturës në rrethe.
Ka qenë kantautori i mirënjohur i muzikës popullore Shqiptare, mjeshtri i madh Mark Gjoka , njëkohësisht drejtues pallatit të Kulturës në Lezhë cili ka reaguar në lidhje me këtë çështje.
Sipas tij pallatet e kulturës duhet të kenë më tepër hapësirë dhe sigurisht duke marrë edhe mendimet e specialistëve.
Grupi artistik i Lezhës do të konkurojë në festivalin e Gjirokastrës, por nuk do të jetë më nën drejtimin e Mark Gjokës, pasi Këshilli i Qarkut Lezhë ka vendosur që në krye të këtij grupi të jetë rapsodi Gjon Frroku.
Mësohet se ky vendim është marrë pa u konsultuar edhe me artistët e grupeve kulturore të këtij qarku.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com