Superliga shqiptare e futbollit çeli këtë të diel raundin e 17-të. Në 13:30 u zhvilluan dy duele. Egnatia mposhti Skënderbeun dhe siguron për momentin kreun e renditjes. Laçi dhe Dinamo barazuan pa gola. Në 16:30 në "Loro Boriçi" të Shkodrës AF Elbasani u përmbys 1-2 nga Vllaznia. Të hënë luhen Bylis - Partizani dhe Tirana - Teuta.
Në Rrogozhinë skuadra e Egnatias fitoi 1-0 kundër Skënderbeut. Goli i Regi Lushkjas në minutën e 50-të vendosi sfidën, ndërsa Albi Doka doli me karton të kuq për Skënderbeun duke lënë korçarët me një lojtar më pak për më shumë se 30 minuta. Egnatia me 30 pikë ngjitet përkohësisht në krye të renditjes, duke pritur ndeshjen e Partizanit në Ballsh. Nga ana tjetër trajneri Ernest Gjoka debutoi me humbje në stolin e korçarëve.
Në Kurbin, Laçi dhe Dinamo u mbyll 0-0. Hero për miqtë e Ilir Dajës ishte portieri Sali, që në minutën e 71 ndali penalltinë e Melos. Pas dy fitoreve radhazi Dinamo ndalet në barazim, duke marrë vendin e tretë.
Në "Loro Boriçi" të Shkodrës AF Elbasani u përmbys 1-2 nga Vllaznia. Me ndeshjen që u shoqërua nga rrebeshi, skuadrat prodhuan një lojë me raste dhe gola. Ishte AF Elbasani që kaloi në epërsi me Harallamb Qaqin në pjesën e parë, ndërsa Kevin Dodaj vendosi ekuilibrat në të 63'. Më pas u desh minuta e 81 që Mehdi Çoba të shënonte golin e përmbysjes te Vllaznia duke qetësuar në stol trajnerin Thomas Brdaric.
Hero për shkodranët edhe portieri Kristi Qarri, që bëri disa pritje shpëtimtare në fund. Pas dy humbjeve radhazi Vllaznia siguroi tri pikët, ndërsa trajneri i ri Ivan Gvozdenovic debuton me humbje te AF Elbasani. Për t'u theksuar se AF Elbasani ishte vendas në Shkodër, kjo për faktin se fazën e parë të Superligës fusha e stadiumit "Loro Boriçi" ishte në rinovim dhe Vllaznia luajti si vendase në "Elbasan Arena" përballjen mes tyre.
Superliga, raundi i 17-të:
E diel, 08 dhjetor 2024
13:30 Egnatia 1-0 Skënderbeu
13:30 Laçi 0-0 Dinamo
16:30 AF Elbasani 1-2 Vllaznia
E hënë, 09 dhjetor 2024
13:30 Bylis - Partizani
17:00 Tirana - Teuta
Renditja: