Partizani, Veselinovic: Kujdes nga Bylis, mposhtën Vllazninë
Aleksandar Veselinovic, trajneri i Partizanit
TIRANË - Bylis dhe Partizani luajnë të hënën në orën 13:30 për javën e 17-të në Superligë. Kryeqytetasit kërkojnë tri pikë në Ballsh kundër një rivali të vështirë, kjo për t'u ngjitur sërish në krye të renditjes, pasi për momentin është Egnatia që prin Superligën.
Përpara medieve foli trajneri i Partizanit, Aleksandar Veselinovic. Serbi harroi dy barazimet radhazi dhe kërkon tri pikë kundër Bylis, një ekipi që pak ditë më parë mposhti Vllazninë në "Adush Muça".
"Pas barazimit ndaj Egnatias, vjen përballja ndaj Bylis - Çdo ndeshje që vjen është e ndryshme. Ne duhet të mendojmë vetëm përpara. Jam i sigurt që do të luajmë ndaj një tjetër skuadre shumë të mirë. Përpara një jave ata arritën 3 pikët ndaj Vllaznisë. Kanë dhuruar paraqitje mjaft të mira ndaj Egnatias, Vllaznisë. Ndeshjen e fundit me Elbasanin në pjesën e parë ata ishin në avantazh 1 – 0, por më pas u ndëshkuan me karton të kuq.
Kushtet e fushës së tyre janë disi të veçanta. Fakt është që ne ndryshojmë fushën nga bar artificial në bar natyral. E theksoj që janë një skuadër e mirë, por ne duhet të mendojmë për veten tonë. Si gjithmonë na duhet përqendrim dhe të fokusohemi në idetë tona.
Si është gjendja e skuadrës? Sot kemi për të zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore. Disa lojtarë janë në dyshim, gjithsesi vetëm pas stervitjes do të kem ide më të qarta kush do të jetë gati për nesër.
Objektivi Partizanit ndaj Bylis? Si gjithmonë. Ne kemi ambicjet tona, të jemi të qartë, duhet të jemi në nivelin e klubit dhe emrit Partizani kjo është ajo që synojmë", tha trajneri.
Partizani me 29 pikë mban vendin e dytë, një pikë pas Egnatias kryesuese. Ndërkohë Bylis me 13 pikë ndodhet në vendin e fundit.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
64.6%
-
Të gabuar
24%
-
Nuk kam mendim
11.4%
Vota total: 2832
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kushtet atmosferike, shtyhen dy ndeshjet e Kategorisë së Parë! Agjenda e javës së 19-të
16 Janar, 14:53
-
Ndërron jetë Sabah Bizi, legjenda e futbollit shkodran dhe Kombëtares! Vllaznia homazhe në stadiumin 'Loro Boriçi'
16 Janar, 13:52
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kupa e Shqipërisë/ Dinamo luan 'tenis', Egnatia 'poker' krutanëve! Në çerekfinale edhe Skënderbeu
15 Janar, 15:20
-
Vllaznia nuk gjen paqe nga borxhet, FIFA i bllokon sërish merkaton
15 Janar, 08:55
-
Eliminimi nga Kupa sjell kaos te Tirana, Halili 'mediton' shkarkimin e Maganit
15 Janar, 08:28
-
Kupa e Shqipërisë/ Tirana e bën dramë, Bylisi e eliminon nga turneu! Laçi përmbys 3-1 Kukësin dhe merr biletën për në çerekfinale
14 Janar, 15:02
-
Kupa e Shqipërisë si shpëtim, Magani: Te Tirana ka presion të madh, mos përsërisim gabimet
14 Janar, 10:16
-
Disiplina ‘masakron’ Laçin, presidenti i kurbinasve 15 ndeshje larg stadiumeve! E pësojnë AF Elbasani e Bylis
13 Janar, 20:50
-
Merkato dhe barazimi ndezin situatën te Partizani, trajneri del hapur kundër drejtuesve! Priten vendime nga klubi
13 Janar, 14:17
-
Partizani barazon 1-1 kundër Skënderbeut, 'Demat' në krye të renditjes! AF Elbasani përmbys 3-1 Teutën, shkëlqen Lleshi
11 Janar, 18:57
-
Zyrtare/ Lëvizje surprizë, Partizani shet Christian Mba në Ukrainë! Shuma që përfitojnë 'Demat'
11 Janar, 16:24