Gjoka: Vllaznia nuk ndikohet nga dënimi i Skënderbeut

Gjoka: Vllaznia nuk ndikohet nga dënimi i Skënderbeut

Trajneri Ernest Gjoka, duke theksuar se Vllaznia nuk ndikohet nga dënimi i Skënderbeut

Gjithë vëmendjen në opinionin sportiv në vend e ka marrë dënimi i Skënderbeut nga UEFA, por në këtë situatë po aludohet edhe për një dënim tjetër të korçarëve nga FSHF-ja, çka do të ndikonte direkt në garë dhe veçanërisht për skuadrat që po luftojnë për mbijetesë, Vllaznia dhe Teuta. Por trajneri Ernest Gjoka nuk e sheh situatën në këtë prizëm. Ai thekson se Vllaznia nuk ndikohet nga kjo çështje:

 “Si njeri i sportit dhe profesionist i kësaj fushe, mendoj se dënimi i Skënderbeut është një dëm i madh për futbollin shqiptar. Është dëm i madh për qytetin e Korçës dhe skuadrës, që duhet ta pranojmë se këto vite ka qenë vërtet profesioniste. Ka bërë futboll ashtu siç bëhet sot në Europë, prandaj them se do të jetë një dëm shumë i madh dhe një njollë shumë e madhe për të gjithë ne. Gjithnjë në qoftë se kjo rezulton të jetë e vërtetë dhe konkretizohet me fajin e Skënderbeut. Ne duhet të vazhdojmë përpara. Vllaznia duhet të mos e mbajë mendjen te dënimi i Skënderbeut, sepse nga ana ligjore ka shumë hallka dhe ndoshta mbas KAS-it mund të ndryshojë vendimi i UEFA-s. Kjo nuk do të thotë për ne se kemi shpëtuar dhe duhet të kënaqemi për këtë dënim. Është një moment shumë kritik, duam apo s’duam ne, tashmë mendja është në dy vende. Për të bërë maksimumin në fushë, por edhe duke parë se çfarë do të ndodhë me Skënderbeun”, u shpreh trajneri Ernest Gjoka.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?