Gjokona: Juljan Sinanaj do ta
bënte copa-copa Andon Mëhillaj

TIRANE- Në pjesën e dytë të dëshmisë së të penduarit Ndriçim Gjokona, ky i fundit sjell fakte tronditëse se si Marjon Mitro ka tentuar disa herë, t’i japë një apartament dhe një shumë të caktuar lekësh, me qëllim që ai të ndryshojë dëshminë në favor të tij.

Këto oferta janë bërë brenda ambientit të burgut 313, dhe se herë pas here Mitro i ka dërguar me anë të gardianëve ushqime dhe karta telefoni Gjokonës. Më tej në rrëfimin e tij, i penduari Gjokona ka treguar skenën se si u vra Sokol Veizi, dhe një plan i Genis dhe Andon Mëhillaj për vrasjen e djalit të viktimës Sokol Veizi.

Për këtë vrasje sipas Gjokonës,do paguhej Sinanaj me një apartament në periferi të Tiranës, ku do merrej tek Tanush Mëhillaj. Gazeta “Shqiptarja.com”, sjell sot një pjesë të dëshmisë ku tregohen faktet tronditëse se si vepronte grupi kriminal.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen