Gjoks pule i mbushur
Përbërësit:
- 600 gr gjoks pule
- 150 gr domate
- ½ tufë majdanoz
- 100 gr djathë kaçkavall
- Bukë e thërrmuar
- Bishta qepësh
- Kripë, piper
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Gjokset e pulës i kemi ndarë dhe rrahur mirë dhe më pas marinuar me kripë dhe piper.
Bashkojmë në një tas domatet e prera në kubikë, majdanozin e grirë imët dhe bishtat e qepëve të grira hollë. Shtojmë pak bukë të thërrmuar dhe e përziejmë mirë. Vendosim 1-2 lugë në gjokset e filetuara të pulës, mbi mbushje vendosim nga një fetë të hollë djathi dhe i mbështjellim duke i vendosur në një tavë me letër pjekje. I spërkasim në fund me pak vaj dhe i vemdosim në furrë të paragrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta. Në fund shtojmë pak djathë kaçkavall të grirë dhe i vendosim në furrë dhe për 5 minuta të tjera.