Gjonaj dhe Zadić mbledhin homologët e BE-së dhe rajonit: Eksperiencat, sfidat dhe projektet për t’u ringritur bashkë

Gjonaj dhe Zadić mbledhin homologët e BE-së dhe rajonit: Eksperiencat, sfidat dhe projektet për t’u ringritur bashkë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj së bashku me ministren e Drejtësisë së Austrisë Alma Zadić, kanë organizuar një takim me homologë të disa prej vendeve të Bashkimit Europian si dhe disa të Ballkanit Perëndimor ku fokusi kryesor ka qenë situata e koronavirusit.

Në mbledhjen online me përfaqësues të 8 Ministrive të Drejtësisë, u ndal gjerësisht te shkëmbimi i praktikave të ndjekura për masat e ndërmarra për përballimin e rrezikut.

Gjatë ndarjes së eksperiencave të përbashkëta dhe angazhimit të strukturave përkatëse, ministrja Gjonaj u fokusua edhe te hapat që do ndiqen në këtë fazë të dytë delikate të hapjes graduale.

“Në një iniciativë të përbashkët me kolegen time Alma Zadić, ministren e Drejtësisë së Austrisë, zhvilluam një takim online me disa kolegë të Ministrive të Drejtësisë si ajo e Italisë, Francës, Hollandës dhe të rajonit, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës. Një bisedim tepër miqësor dhe i frytshëm na mundësoi të njihnim në detaje masat e marra në sistemin e drejtësisë dhe në sistemin penitenciar nga ministrat e Drejtësisë të vendeve pjesëmarrëse", është shprehur ministrja.

Gjonaj u shpreh se pavarësisht ndryshimeve të shifrave të të prekurve, rezultoi se reagimi ishte i ngjashëm për masat në sistemin e drejtësisë, si për pezullimin e proçeseve gjyqësore ashtu dhe afateve proceduriale, për orientimin drejt alternativave të dënimit dhe për zhvillimin e proceseve gjyqësore nëpërmjet sistemeve elektronike online.

"Sfida e madhe e përbashkët e ministrave të Drejtësisë është sistemi penitenciar, për të cilat diskutuam në këte takim, duke përfshirë masat e marra të cilat janë të ngjashmë nga një vend tek tjetri si në aspektin e protokolleve shëndetësore të ndjekura në institucione, ashtu edhe në pezullimin e disa aktiviteteve të zakonshme të të dënuarve dhe të paraburgosurve.

Gjatë takimit ndamë eksperiencat mbi masat e ndërmarra me qëllim uljen e mbipopullimit dhe lirimin e kapaciteteve të institucioneve penitenciare, duke përmendur iniciativa të ngjashme për lirimin e personave të dënuar me rrezikshmëri të ulët apo me sëmundje kronike të cilat janë ndërmarrë në një sërë shtetesh sikurse në vendin tonë", tha Gjonaj.

Sipas saj në mbyllje të këtij takimi, u vlerësua se ky forum diskutimi do të vijojë me takime të tjera dhe rëndësinë e shkëmbimit dhe forcimit të bashkëpunimit të ministrave të drejtësisë për të qënë së bashku në sfida të tilla madhore.

Ajo gjithashtu ka falenderuar në mënyrë të veçantë kolegen Zadić, së bashku me të cilën u arrit të realizohet në një kohë të shkurtër ky forum diskutimi, ashtu si dhe të gjithë kolegët të cilët treguan vullnetin dhe angazhimin për të qenë pjesë e këtij takimi për të ndarë eksperiencën e tyre më të mirë dhe për të forcuar urat e bashkëveprimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja