Gjonaj: Filmi shqiptar e urrejtja 
ndaj tij. E filluan me Dritëro Agollin

Gjonaj: Filmi shqiptar e urrejtja <br />ndaj tij. E filluan me Dritëro Agollin
Ka disa kohë që ka nisur një fushatë e tërbuar në median e shkruar dhe atë televizive kundër filmit shqiptar?

Perse ky agresion dhe tërbim i paparë ndaj një krijimtarie gjysmë shekullore? Përse tërë kjo urrejtje ndaj filmit shqiptar, ndaj asaj krijimtarie që, jo vetëm dje, por edhe sot mbush boshllëqe te mëdha ne hapësirën e gjerë kulturore të vendit?

E filluan egërsisht sulmin ndaj kolosit te letrave shqipe Dritëro Agollit, ende pa iu tharë mirë balta hedhur mbi varr. Thanë e cc’nuk thanë për të dhe disa poezi të tij. Turp i madh për gjithe ata që përdhosën ritualin e vdekjes dhe të vdekurin. Dritëroit nuk i ngulen dot asnjë majë gjilpëre në madhështinë e tij, përkundrazi e lartësuan pa e kuptuar as ata vetë, edhe më. Po me filmin shqiptar ç’patën de...
 
Perse u shqetësuan nga krijimtaria e Dhamos, Anagnostit, Gjikes, Milkanit, Erebarës dhe shumë regjisorëve të tjerë të vjeter e të rinj...Përse u shqetësuan nga interpretimet brilante të aktorëve tanë të mëdhenj Roshi, Prosi, Frashëri Luca, Logoreci, Ndrenika, Xhepa, Lako, Kurti, Paja e shumë e shumë të tjerë ...Jo,Jo... ky nuk është shqetësim...Kjo është urrejtje,...Urrejtje e disa të quajturve intelektualë, që në kuader të luftës kundër komunizmit (mbas gati tri dekadave) tingëllon absurde, duan të hedhin baltë mbi një histori 50-vjeçare të filmit shqiptar. Të mohosh punën, mundin, djersën pasionin vlerat artistike dhe krijimtarinë e një brezi të tërë artistësh, regjisorësh, skenaristësh, operatorësh, kompozitorësh apo piktorësh është njëlloj si të hedhësh poshtë historinë e vendit, ta gjymtosh vendin tënd, ta fusësh në shurdhëri, duke e lënë pa identitet dhe pa histori.

Historia dhe këtu kam parasysh edhe artin, letërsinë, pikturën, muzikën, teatrin, filmin, kritikën, gazetarinë, etj, etj nuk fillon me ju të dashur zotërinj. Ajo është e vjeter sa bota, dhe në këtë botë të Madhe secili nga ju është një kokërr rëre apo një pikëz uji në detin e madh të diturisë. Ndaj hiqni dore nga mendimi absurd për të larguar dhe burgosur filmin shqiptar. Arti shqiptar dhe në mënyrë të vecante filmi shqiptar, nuk është si puna e xhaketave që mund t’i veshësh dhe zhveshësh, sipas stinëve politike.
 
Nëse ju bren sado pak meraku se po indoktrinohet brezi i ri nga këta filma, çdo njeri prej jush e ka pultin ne dorë dhe lavdi Zotit, ka aq shumë stacione televizive me bollëk, sa e ke vështirë se ccfarë të zgjedhësh më parë. Ruajna zot... por mjaft prej këtyre emisioneve" tmerrësisht moderne" dhe të "paparë" për "vlerat" e tyre, janë shumë më të rrezikshëm sesa nostalgjia per filmin shqiptar,..por nejse këto emisione i përkasin një diskutimi për një herë tjetër.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit