Gjonaj: Skemi vetëm njerëz të rinj, por sistem drejtësie të ndryshuar tërësisht! Pastrimi i gjyqësorit i nevojshëm, prokurorët të ushtrojnë detyrën me përgjegjshmëri

Krerët e institucioneve po zhvillojnë një tryezë të përbashkët për sistemin me drjetësisë. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka deklaruar se nuk kemi vetëm njerëz të rinj, por një sistem drejtësie të ndryshuar tërësisht. Gjonaj tha se pastrimi i gjyqësorit ka qenë i nevojshëm, ndërsa nënvizoi se është i rëndësishëm edhe bashkëpunimi mes institucioneve. Ndërkaq apeloi prokurorët të tregojnë se e ushtrojnë detyrën me përgjegjshmëri.

“Tashmë dihet, reforma në drejtësi ishte një nevojë jetike jo vetëm për vetë sistemin e drejtësisë por edhe për funksionimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri, dhe kjo ishte edhe më e dukshme në sistemin e drejtësisë penale. Funksionimi i sistemit të mëparshëm të prokurorisë, si një sistem i centralizuar dhe hierarkik, pa asnjë sistem kontrolli, në Shqipëri kishte dështuar.  E bëra këtë panoramë të shkurtër të sistemit të kaluar, për të kuptuar që sot nuk kemi thjesht ligjet e reja dhe arkitekturën e re të sistemit të drejtësisë, nuk kemi vetëm institucionet e reja, dhe njerëz të rinj të zgjedhur me procese transparente dhe te pandikuara politikisht në krye të këtyre institucioneve por kemi një sistem të drejtësisë penale tërësisht të ndryshuar, në të cilën garantohen parimet dhe standartet e pavarësisë dhe paanësisë, transparencës dhe profesionalizmit.

Pavarësia e jashtme dhe e brendshme e prokurorit në ushtrimin e ndjekjes penale tashmë është e garantuar nga sistemi i ri, ashtu sic është garantuar emërimi, transferimi, promovimi meritokratik dhe transparent i tyre tashmë e pandikuar nga rregulli i vjetër i zbatimit ose jo i urdhërave të eprorëve. Por është momenti që prokurorët të tregojnë se ushtrojnë funksionin e tyre me përgjegjshmëri dhe në zbatim vetëm të ligjit. Procedimi disiplinor i prokurorëve si një proces tërësisht i pavarur, i pandikuar nga politika si në të kaluarën duhet të bëjë që sistemi të përmirësohet.

Ngritja dhe funksionimi i Këshillit të Lartë të prokurorisë, të SPAK-ut, të emërimit të Prokurorit të përgjithshëm, janë rezultate të cilat janë shumë të vlerësuara si një hap i jashtëzakonshëm, aspak i lehtë që janë bërë në drejtim të sistemit të ri penal.   Procesi i pastrimit të sistemit të prokurorisë ashtu si dhe gjyqësorit, ishte një proces mëse i nevojshëm i cili ka dhënë rezultate shumë të mira dhe që do të vijojë të mbështetet nga ne.  Tashmë kemi hyrë në një fazë tjetër, atë të konsolidimit të rezultateve të reformës në drejtësi dhe specifikisht të sistemit penal. Sapo kemi dizenjuar Strategjinë e re ndërsektoriale të zbatimit të reformës në drejtësi për fazën tjetër, për periudhën 2021 – 2025, e cila do të prezantohet sapo të miratohet.

Institucionet janë ngritur, kanë hedhur bazat për funksionimin të tyre, kanë arritur prioritetet e nevojshme diku më shpejt diku më vonë; - dicka më mirë, dicka më pak mirë,  - tashmë është momenti që secili të shoh brenda përgjegjësisë së tij dhe funksionit në bërjen sukses, në arritjen e rezultateve duke vendosur në themel standartet më të mira të drejtësisë së re.  Vetëm nëpërmjet bashkëpunimit dhe ndërveprimit institucional, ne mundet të çojmë para angazhimin që të gjithë kemi marrë përpara qytetarëve shqitarë dhe të përmbushim pritshmëritë për një sistem drejtësie të pavarur, të paanshëm dhe të efektshëm”, tha Gjonaj.


Lajmi kryesor:

Kim-prokurorëve: Dyfishoni përpjekjet në luftën kundër korrupsionit! Sistemi i drejtësisë funksional! Kraja: Arrestimi i Tushes, vetëm fillimi


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni