Gjonçaj-LLeshit: Qëndro mbi
palët, Kryetarja: Bëra punën
KQZ nis shqyrtimin e rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”. Kjo ka qenë dhe një nga shqetësimet e ngritura jo vetëm nga përfaqësuesit e partive në KQZ, por dhe vetë OSBE në vendin tonë
TIRANE - Komisioni Qendror Zgjedhor është përfshirë sërish në debate politike mes anëtarëve të
KQZ-së dhe përfaqësuesve ligjorë të 2 partive më të mëdha PD e PS për listat me emrat e anëtarëve të KZAZ si dhe rregulloren e KQZ.
Përfaqësuesi i PS-së tha se afatet për listat e anëtarëve duhet të jenë të njëjta për të gjithë dhe se PS i kishte dorëzuar këto lista brenda afatit ligjor që parashikon ligji.
Gjoncaj tha se deklarata e kryetares së KQZ-së bërë më 8 mars PS duke i kërkuar të sjellë emrat e anëtarëve të KZAZ, është politike.
“Nuk jam përdorur politikisht. Bëra punën time. Lista që keni sjellë jo në afatin e duhur kohor, KQZ e ka vlerësuar të mangët sepse sepse lista nuk shoqërohet me dokumentacionin përkatës. Po përgatis një letër drejtuar PS për të plotësuar atë listë.”- u përgjigj Lleshi.
KQZ mori në shqyrtim edhe rregulloren “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”. Kjo ka qenë dhe një nga shqetësimet e ngritura jo vetëm nga përfaqësuesit e partive në KQZ, por dhe vetë
OSBE në vendin tonë.
Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genc Gjoncaj vlerësoi si domosdoshmëri krijimin e një rregulloreje të unifikuar. Edhe Albana Shtylla përfaqësuesja e PS-së tha se “Rregullorja parashikon të drejtat e anëtarëve KQZ, rregullon marrëdhëniet mes anëtarëve KQZ dhe administratës, por dhe për të shmangur situata të pakëndshme që kemi provuar gjatë këtyre muajve”.
Sipas administratës së KQZ, projekt-Rregullorja e riparaqitur ka disa përmirësime si dhe janë pasqyruar sugjerimet e ekspertit të Komisionit të Venecias.
“Ky akt përcakton rregulla mbi organizimin dhe funksionimin e KQZ-së duke përfshirë: kompetencat e kryetarit dhe Zv.kryetarit të drejtat dhe detyrimet e anëtarit të KQZ-së, procedurat për thirrjen, njoftimin dhe zhvillimin e mbledhjeve të KQZ-së gjatë periudhës zgjedhore dhe asaj jozgjedhore, procedurat e vendimmarrjes, të drejtat dhe detyrimet e përfaqësuesve të partive politike në KQZ, mënyrën e marrjes dhe të administrimit të financimeve të aktivitetit të KQZ-së, si dhe rregullat mbi krijimin, administrimin dhe ruajtjen e dokumentacionit në KQZ.
Në parim KQZ vendosen të kalojnë një rregullore te re, për të cilën administrata do të punojë për ndërtimin e variantit te saj deri të premten, kur KQZ do të zhvilloje mbledhjen e radhës.
Po sot ekipi i vëzhguesve i ODIHR që po qëndron në Tiranë u takua me kryetaren dhe nënkryetarin e KQZ-së, Lefterie Lleshi dhe Denar Biba.
Redaksia Online
(sg./shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
72.6%
-
Jo
24.1%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 791
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor 2024, 08:55