Gjoni kritika Varhelyi-t: Gënjeve për disa pika, në Shqipërinë nuk kemi nevojë për vlera Putini

Vizitën e komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi në Kuvend nuk e ka pritur mirë deputeti Ralf Gjoni. Nga foltorja e Kuvendit ai tha se disa prej pikave të evidentuara nga ai në progres raportin për Shqipërinë nuk janë të vërteta. Ndërkohë që Varhelyi e cilësoi reformën zgjedhore sukses dhe zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit në përputhje me propozimet e ODIHR, Gjoni u shpreh se këto janë të pavërteta.

Gjithashtu në shenjë simbolike, Ralf Gjoni kishte vendosur dhe një maskë ku shkruhej se Shqipëria nuk është Bashkim Sovjetik.

"Do kisha preferuar që komisioneri të angazhohej dhe në një seancë të posaçme bashkëbisedimi me deputetët  e Kuvendit ashtu siç e bën dhe në Parlamentin europian. Kjo nuk ndodhi dhe për këtë arsye kam veshur këtë maskë në shenjë proteste për mënyrën se si organizohen vizitat e komisionerëve europianë në Shqipëri. Kjo maskë do të thotë që Shqipëria nuk është Bashkim Sovjetik. Besoj se kanë mbaruar kohët kur Krushovi vinte në Shqipëri dhe gjente një tufë delesh dhe duartrokasin për çdo gjë. Varhelyi ka thënë disa të pavërteta në raportin e fundit të Komisionit Europian dhe dua të përqëndrohem vetëm tek një. Ka thënë se janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për reformën zgjedhore në Shqipëri dhe lavdëroi 5 qershorin. Kjo është e pavërtetë do i thoja Varhelyit sot nëse do të ishte këtu sot. Janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të luajtur me reformën zgjedhore dhe përpjekje për të ruajtur statuskuonë.  Varhelyi, ka ardhur koha që në Shqipëri të flasim si homologët tanë europianë dhe të flasim me zërin e së vërtetës dhe pa kompleks inferioriteti dhe t'i themi disa të vërteta në sy" - tha Gjoni.

Gjoni ka hedhur disa akuza të forta për Varhelyin duke thënë se ai përfaqëson Viktor Orbanin që sipas tij është një lider autoritar dhe vjen nga një vend që ka rezultate negative nga raportet e Komisionit. Ai thotë se Shqipëria nuk ka nevojë për influencë ruse dhe serbe dhe se i përket klubit euroatlantik.

"Është komisioneri i zgjerimit dhe përfaqëson Viktor Orbanin, një nga liderët më autoritarë sot në BE, vendi i të cilit ka dalë me nota jashtëzakonisht negative nga raporti i fundit prej Komisionit për sundimin e ligjit në vendet e BE. Emërimi i Varhelyi është e njohur u përshëndet nga dy liderë në rajon, Vucic dhe Dodik i republikës Srbske personi që vepron për hir të Moskës në Ballkan për të destabilizuar Bosnja Hercegovinën dhe për ti shërbyer interesave ruse në rajon. Varhelyi duhet ta dijë se Shqipëria nuk i përket këtij klubi por i përket klubit euroatlantik. Nuk ka vend për vlera sovjetike, Putini në këtë vend. Varhelyi nuk duhet të kthehet në një teknokrat të rëndomtë Brukseli për raportet e radhës për të legjitimuar krimin që po përgatitet në këtë vend në virgjilje të zgjedhjeve të ardhshme. Nuk mund të ketë zgjedhje të lira me komisionerë politikë që numërojnë votat. T'iu gënjej mendja që do të jeni deputetë. Çfarë do Varhelyi, një Shqipëri autokratike, ky hungarez besnik i Viktor Orbanit? Çfarë kërkon Varhelyi që Shqipëria të mbesë me pensionistë si Spartak Braho" - tha Gjoni.


Lajmi kryesor:

Varhelyi flet në Kuvend: Reforma Zgjedhore, kusht për nisjen e konferencës së parë! '5 qershori' respekton rekomandimet e ODIHR-it! BE 9 mld euro grante për Ballkanin


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot