Varhelyi flet në Kuvend: Reforma Zgjedhore, kusht për nisjen e konferencës së parë! '5 qershori' respekton rekomandimet e ODIHR-it! BE 9 mld euro grante për Ballkanin

TIRANË- "Reforma Zgjedhore është kushte për nisjen e konferencës së parë" ishte thirrja e komisionerit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi gjatë fjalës përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë. Komisioneri vlerësoi punën e bërë deri tani me reformat duke thënë se vendi ka bërë përparim të dukshëm, të qëndrueshëm dhe se është shumë pranë të plotësimit të kushteve për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Varhelyi vlerësoi marrëveshjen e 5 qershorit duke thënë se ajo respektoi rekomandim e ODIHR-i, ndërsa tha se reforma zgjedhore duhet të vijojë zbatimin e saj, pasi është kusht për integrimin e vendit.

Komisioneri Varhelyi bëri vlerësime dhe të reformës në drejtësi dhe procesit të vettingut si dhe operacioneve për ndëshkimin e krimit të organizuar, ndërsa bëri thirrje që institucionet duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrit për të ecur drejt integrimit.  

"Ne jemi me ju, po punojmë me ju që të bëheni shtete anëtare të BE-së dhe të integruara në jetën tonë. Ballkani Perëndimor ka qenë përparësi për Komisionin dhe që nga dita e parë kemi qenë të angazhuar për të mbajtur premtimet për Ballkanin. Jemi të bindur se e ardhmja e rajonit është në BE.  Shqipëria ka ndjekur me vendosmëri reformat dhe vendi ka bërë përparim dhe është shumë pranë përmbushjesh së kushteve për të hapur konferencën e parë ndërqeveritare. Vlerësojmë punën e bërë deri tani me reformat. Zbatimi i ligjit dhe Reforma në drejtësi ka bërë një rrugëtim të mirë, sidomos me procesin e vettingut ku përparimi ka qenë i qëndrueshëm dhe vlerësojmë punën e madhe e bërë deri më tani. Janë hapur edhe dy procese ku Gjykata e Lartë ka fituar kuorumin dhe është funksionale. Edhe zbatimi i ligjit dhe lufta kundër krimit ka bërë përparësi, ku drejtësia e re ka pasur zbatimin ku e kemi parë në operacionet e mëdha edhe ndërkombëtare. Inkurajoj të gjitha palët të mbajnë fokusin në këto reforma të domosdoshme përfshirë edhe 5 qershorin. Kam mirëpritur marrëveshjen e 5 qershorit, zbaton rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Reforma zgjedhore është kusht për konferencën e parë ndërqeveritare. Vijimësia e këtyre reformave do të jetë e rëndësishme sa i përket kuadrit negociues, institucionet duhet të punojnë me njëra-tjetrën për të ecur drejt integrimit", tha Varhelyi.

Komisioneri për zgjedhim tha se një nga objektiva kryesore është edhe investimet dhe rritja ekonomike në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku do të mobilizojë 9 miliardë euro përmes granteve. Varhelyi tha se BE e shikon Ballkanin si një qendër investimesh ku investitorët dhe kompanitë e mëdha europiane të konsiderojnë këtë rajon si një potencial të mundshëm për aktivitetin e tyre. Komisioneri tha se ky plan i investimeve ekonomike do të shërbejë për rimëkëmbjen afatgjatë për të vijuar me rritjen ekonomike, zbatimin e reformave për të ecur drejt BE për të sjell rajonin më afër tregut të BE. Kjo për Varhelyi bëhet me vijimin e zbatimit të reformave për krimin e një klime të besueshme biznesi.

"Ballkani ka qenë përparësi për këtë komisionin, që prej ditës së parë që nisëm punën kemi qenë tërësisht të angazhuar për të treguar rezultate dhe për të mbajtur premtime. E ardhja e të gjithë rajonit është në bashkimin evropian dhe t'ju sjellim më afër. Tre janë objektivat tona të vijojë procesin e zgjerimit, të integrojmë sa më shpejtë Shqipërinë dhe konvergjenca ekonomike. Kemi kaluar ngërçin që kishim në këshill për çeljen negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe për këto dy vende është hapur rruga dhe në Këshill vijojnë ende diskutimet për të mbledhur konferencën e parë ndërqeveritare. Sa i përket konvergjencës ekonomike, pandemia e bën edhe më sfiduese. Përpjekjet tona janë përqëndruar në rimëkëmbjen ekonomike dhe për të ndihmuar në rigjenerimin social-ekonomik të rajonit. Ne duam ta mbyllim sa më shpejt hendekun ekonomik mes rajonit dhe BE. Sa më shpejt ta mbyllim këtë hendek aq më shumë kemi bashkëpunim të fortë dhe aq më shpejt do integroheni. Ky plan i investimeve ekonomike do të shërbejë për rimëkëmbjen afatgjatë për të vijuar me rritjen ekonomike, zbatimin e reformave për të ecur drejt BE për të sjell rajonin më afër tregut të BE. Ne synojmë të mobilizojmë 9 miliardë euro me anë e granteve. Sa u përket investimeve plani merr parasysh disa mbështetje. Rajoni i Ballkanit ka potencial për të qenë qendër investimesh, edhe për të tërhequr investimet  e kompanive tona. Me këtë synojmë që rajonin të sjellim pranë BE dhe të sjellim bashkëpunimin e rajonit. Kjo do të bëhet nëse qeveritë angazhohen dhe vijojnë me zbatimin e reformave", tha Varhelyi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:14
Balla: Lajmi për vizat u fabrikua nga Berisha! Ligji do jetë gati më 2022

 

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha nga foltorja e Kuvendit se lajmi për rikthimin e vizave është fabrikuar nga Sali Berisha. Sistemi ETIAS do të jetë i gatshëm më 2022.

"Prej ditësh ka një përhapje të një lajmi të rremë në mënyrë ekskluzive nga prodhuesi më i madh në Europë Sali Berisha. Është një fatkeqësi e madhe për këtë vend. Ka gënjyer me paturpësi edhe nga portqali Shkëlzeni.net, Syri Tv ku deklaron se qytetarëve shqiptarë duke nisur nga janari 2021 do kthehen vizat. Qytetarët e vendeve të programit ETIAS duhet të aplikojnë për vizë. Kjo është një gënjeshtër. Duhej bërë ky sqarim dhe delegacioni i BE. Kjo është shembulli më i qartë dhe është ndjekur nga të gjithë salinjtë e tjerë. Ajo që dua të them është që ne jemi krenar që sot jemi në një moment historik të rrugës tonë europiane. Unë jam besimplotë që Shqipëria do fillojë bisedimet dhe hapi i parë është konferenca e parë ndërqeveritare. Gjithë ngazëllimi i Lulit, Pollos, Mulit e hulit që Shqipëria do ndahet nga Maqedonia e Veriut rezultoi të ishte një lajm i rremë. Këto janë çështje që kanë vlerë gjeostrategjike. Progres raporti i djeshëm ishte përgjigja e duhur" - tha Balla.

Ora 18:10
Balla: Kemi bërë 10 herë më shumë legalizime se qeveria e mëparshme

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë se në 8 vite qeverisje, PS ka bërë 10 herë më shumë legalizime se gjatë qeverisjes së PD.

"Nuk e fsheh që Kuvendi i Shqipëirsë dhe opozita parlamentare kanë dhënë kontributin e tyre në detyrat e tyre. Meqënëse Murrizi për planifikimin e zhvillimin e territorit u mundua të kritikonte dy qeverisjet. Në qeverinë e Saliut, në Shqipëri u legalizuan 21 mijë ndërtesa. Në 7 vite të qeverisjes tonë, ne kemi bërë plot 10  herë më shumë. 210 mijë legalizime. Ajo që ka bërë PS është, jo vetëm që ndryshuam  ligjin ku në ligjin e Saliut nëse nuk u legalizohej banesa, ajo u shembej pa asnjë lloj dëmshpërblimi. Me qeverinë socialiste ne kemi garantuar se nëse nuk legalizohej ndërtesa sepse është ndërtuar tek ura e trenit poshtë kabinës së energjisë elektrike, ne i kemi dhënë mundësi" - tha Balla.

Ora 17:08
Gjoni s'mbahet në Kuvend: Presidenti turk fut hundët në Shqipëri! Acarohet Valteri: Laj gojën kur flet për zonja me shami! I nderuar të kisha miqësi me Erdogan

Me tone të ashpra ka folur deputeti Ralf Gjoni në Kuvend, ku pasi ka protestuar në shenjë simbolike për vizitën e komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi, ka hedhuar akuza se sipas tij presidenti Turk Erdogan, po i afrohet vendit tonë për të kapur tendera. Në akuzën e tij, Gjoni ka përfshirë edhe fenë.

“A kërkon Varheley një shtet autoritar? Zgjedhjet e 25 prillit të mos zhvillohen me këtë Kod Elektoral, me Kodin e Edi Ramës. Të kontestojmë masakrën e fundit elektorale. Njerëzit janë duke ikur.

Nuk i ndaj njerëzit sa i përket fesë. Erdogan fut hundën në Republikën e Shqipërisë, që është republikë laike. Jam shkolluar jashtë dhe kam ardhur në Shqipëri. Mund të punoja kudo në Europë e të marrja 10-fish sa marr këtu. "Ju nuk mund të më tjetërsoni fjalën, e kam  fjalën për alternativat fetare që ndërhynë në politikë.

Mos tjetërsoni fjalën time ju lutem. E kam për alternativat fetare. Nuk kam asnjë lek të pisët, më dhemb kur shoh ku po shkon ky vend", tha Gjoni.

Kjo deklaratë nuk është pritur aspak mirë nga deputeti Halit Valteri, i cil i ka marrë fjalën menjëherë pas tij dhe i është përgjigjur duke thënë që të përmbahet kur flet për fenë dhe zonjat e mbuluara. Ndërkaq Valteri tha se do të ishte i nderuar nëse do të kishte miqësi me Erdogan.

"Ralf lëre fenë jashtë parlamentit dhe kur të flasësh për zonja të nderuara me  shami laj gojën sepse janë shumë herë me të lartësuara se sa ata që mbtron ti. Do isha shumë i nderuar të kisha miqësi me Erdoganin, po ca të bëj se smë lidh asgjë me të.

E nderuar zonja e seancës njerëz islamofobë mundohuni ti largoni nga kjo seancë. Ralf jam më shqiptar se ti, por të lutem mos fol këtu", iu përgjigj Valteri.

Ora 16:51
Gjoni kritika Varhelyi-t: Gënjeve për disa pika, në Shqipërinë nuk kemi nevojë për vlera Putini

Vizitën e komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi në Kuvend nuk e ka pritur mirë deputeti Ralf Gjoni. Nga foltorja e Kuvendit ai tha se disa prej pikave të evidentuara nga ai në progres raportin për Shqipërinë nuk janë të vërteta. Ndërkohë që Varhelyi e cilësoi reformën zgjedhore sukses dhe zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit në përputhje me propozimet e ODIHR, Gjoni u shpreh se këto janë të pavërteta.

Gjithashtu në shenjë simbolike, Ralf Gjoni kishte vendosur dhe një maskë ku shkruhej se Shqipëria nuk është Bashkim Sovjetik.

"Do kisha preferuar që komisioneri të angazhohej dhe në një seancë të posaçme bashkëbisedimi me deputetët  e Kuvendit ashtu siç e bën dhe në Parlamentin europian. Kjo nuk ndodhi dhe për këtë arsye kam veshur këtë maskë në shenjë proteste për mënyrën se si organizohen vizitat e komisionerëve europianë në Shqipëri. Kjo maskë do të thotë që Shqipëria nuk është Bashkim Sovjetik. Besoj se kanë mbaruar kohët kur Krushovi vinte në Shqipëri dhe gjente një tufë delesh dhe duartrokasin për çdo gjë. Varhelyi ka thënë disa të pavërteta në raportin e fundit të Komisionit Europian dhe dua të përqëndrohem vetëm tek një. Ka thënë se janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për reformën zgjedhore në Shqipëri dhe lavdëroi 5 qershorin. Kjo është e pavërtetë do i thoja Varhelyit sot nëse do të ishte këtu sot. Janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të luajtur me reformën zgjedhore dhe përpjekje për të ruajtur statuskuonë.  Varhelyi, ka ardhur koha që në Shqipëri të flasim si homologët tanë europianë dhe të flasim me zërin e së vërtetës dhe pa kompleks inferioriteti dhe t'i themi disa të vërteta në sy" - tha Gjoni.

Gjoni ka hedhur disa akuza të forta për Varhelyin duke thënë se ai përfaqëson Viktor Orbanin që sipas tij është një lider autoritar dhe vjen nga një vend që ka rezultate negative nga raportet e Komisionit. Ai thotë se Shqipëria nuk ka nevojë për influencë ruse dhe serbe dhe se i përket klubit euroatlantik.

"Është komisioneri i zgjerimit dhe përfaqëson Viktor Orbanin, një nga liderët më autoritarë sot në BE, vendi i të cilit ka dalë me nota jashtëzakonisht negative nga raporti i fundit prej Komisionit për sundimin e ligjit në vendet e BE. Emërimi i Varhelyi është e njohur u përshëndet nga dy liderë në rajon, Vucic dhe Dodik i republikës Srbske personi që vepron për hir të Moskës në Ballkan për të destabilizuar Bosnja Hercegovinën dhe për ti shërbyer interesave ruse në rajon. Varhelyi duhet ta dijë se Shqipëria nuk i përket këtij klubi por i përket klubit euroatlantik. Nuk ka vend për vlera sovjetike, Putini në këtë vend. Varhelyi nuk duhet të kthehet në një teknokrat të rëndomtë Brukseli për raportet e radhës për të legjitimuar krimin që po përgatitet në këtë vend në virgjilje të zgjedhjeve të ardhshme. Nuk mund të ketë zgjedhje të lira me komisionerë politikë që numërojnë votat. T'iu gënjej mendja që do të jeni deputetë. Çfarë do Varhelyi, një Shqipëri autokratike, ky hungarez besnik i Viktor Orbanit? Çfarë kërkon Varhelyi që Shqipëria të mbesë me pensionistë si Spartak Braho" - tha Gjoni.

Ora 16:40
Ndërtimet pa kritere, Gjonaj prezanton paketën e ligjore! Ndëshkime për ndërtuesit, ata që shkelin parametrat do futen në "listë të zezë"

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni prezantoi në Kuvend një projektligj e cila parashikon vendosjen e masave ndëshkimore për personat përgjegjës për ndërtimet jashtë kritereve ligjore.

Sipas ministres, ky ligj ka qëllim që të vërë para përgjegjësisë ata që me veprimet e tyre apo me neglizhencën rrezikojnë jetën e qytetarëve. Gjithashtu ajo tha se do të jetë dhe një listë e zezë ku do të renditen projetuesit e godinave që do të gjenden me probleme nga vrojtuesit.

"Nisur nga fatkeqësia natyrore gati 11 muaj më parë kur humbën një sërë jetësh njerëzish apo u dëmtuan rëndë një sërë banesash dhe ndërtimesh u vu re që ishte e vështirë identifikimi i përgjegjshmërisë civile por dhe penale i ndërtuesve  dhe një sërë përgjegjësve në raste të tilla. Pas një analize të realizuar nga qeveria u vu re që lejgislacioni civil tregonte një boshllëk për rregullat e ndërtimit si dhe ndëshkueshmërisë së subjekteve ndërtuese. Objektivat kryesore të këtyre dy ligjeve janë të qarta. Nëpërmjet kësaj pakete përcaktohet përgjegjësia penale të subjekteve të përfshira që kanë abuzuar. Risitë që sjellin ndryshimet e propozuara janë marrë në konsideruar dhe rëndësia që paraqet roli i zonave bregdetare. Do ketë përgjegjësi penale për subjektet e ndërtimit. Të saktësohen rastet kur ndërtimi është i detyrueshëm. Është parashikuar që pavarësisht llojeve të ndërtimeve të jenë objekt i një leje ndërtimi të miratuar nga këshilli kombëtar i ndërtimit që të ketë një kontroll. Në këtë moment pezullohet ndërtimi dhe mund të nisë vetëm pasi të jenë bërë të gjithë kontrollet. Do ketë një regjistër elektronik që do të garantojë bërjen publike të shkeljeve, kontratat që ata kanë lidhur. Profesionisti i licencuar do të kontrollohet. Autoritetet përgjegjëse për inspektimin mund të marrin informacionin e duhur dhe të vendosim masa disiplinore.  Subjektet duhet të marrin masa disiplinore nëse kryejnë shkelje nga gjobë deri në heqjen e licencës. Njëkohësisht është parashikuar përfshirja e një liste të zezë kur ata projektues që nuk zbatojnë rregullat nuk do marrin leje nga pushteti.  Kjo paketë është një mesazh i qartë që ky kuvend ka vullneti për të ndryshuar legjislacionin dhe për të vënë para përgjegjësisë ata që me veprimet apo mosveprimet e tyre rrezikojnë jetën e qytetarëve“, tha Gjonaj.

B.K./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/10/2020 03:46

    BRAVO Z.RALF GJONI,DEKLARATA TE VERTETA,FJALIM I SHKELQYER !

    Përgjigju
  • Mirditor: 07/10/2020 19:22

    Sikur neser me u ba pjes e europes pra se prap shqiptaret nuk do përfitojn asgjë. Do bëhemi si Rumania ku puntoret skan kontrata pune ku pronari të pushon nga puna kur ti teket. E kshtu me rradhë

    Përgjigju
  • BENI: 07/10/2020 18:47

    PO te jete pinjolli i killerit beqir valteri nuk duhet te futet fare ne kuvend...

    Përgjigju
  • Meno: 07/10/2020 18:07

    Z. Valteri do ishte i nderuar te kishte mik Erdoganin. Ndoshta Valteri nuk ka lexuar shume kohet e fundit dhe nuk e di qe Erdogani eshte diktator. Ka harruar Valteri qe Erdogani ka arrestuar vetem per grushtin e shtetit gati 200.000 veta, edhe vajza te reja, shkurt te gjithe ata qe flasin kunder. Gjithe jeten ne krye do jete Erdogani ne Turqi. Njeriu me injorant ne gjithe Azine, qe perdor gjithe shtetin vetem per qejfet e veta. Po ce do, injoranca mbreteron ngado. Ju lutem tia tregoje dikush Z. Valteri ku eshte bibloteka se ka nevoje...

    Përgjigju
  • Shqiptari: 07/10/2020 17:40

    Cojeni kete pinjoll te Killerit Beqir Valteri ne Turqi tek babai i tij shpirteror Erdogan. Ky injorant e ka per mburrje qe vjen nga familja e nje vrasesi te deshtuar me pagese. " Trimat" e familjes se ketij kokoroshi u fshehen si struci gjate komunizmit dhe nuk guxuan te merrnin armet,ndoshta se askush nuk i pagoi. Islamofob nuk jemi por edhe batakcinj, injorant dhe Islamofil nuk do behemi. Mos harro o Beqir junior se cfare i beri turqia 500 vjet ketij populli. Kur te mbarosh se lehuri shko futu ne hale si Beqiri dhe kerko meshire.

    Përgjigju
    • Xxx: 08/10/2020 12:54

      Eshte akoma nje justifikim idiot se cberi turqia per 500 vjet...po gjermania cberi per 5 vjet...??? Dhe akoma sot e kesaj dite eshte nje nder vendet akoma me te zhvilluar..problemi nuk eshte e shkuara..ndodhi amund te kthejme gje pas por mund te shohim perpara duke punuar me fort per veten dhe vendin tone dhe jo te rrime te mendojme akoma 100 me pare...

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot