Gjoni: Nëse PD-ja del nga tryeza, gati ta votojmë Reformën Zgjedhore me PS-në! Historia Rama- Meta do përfundojë keq

TIRANË- Mungesa e opozitës në tryezën e Reformës Zgjedhore, por edhe propozimet e sjella sot nga Basha, për deputetin Ralf Gjoni nuk pengon në ecurinë e saj, sipas së cilit janë të gatshëm ta votojnë atë vetëm me PS-në. Në emisionin '45 minuta' në Report Tv Gjoni shprehet se manovrat e bëra nga PD-ja, pikërisht në ditën kur do të ndryshohet sistemi, kërkesë kjo e shumë kërkuar nga opozita e re, do të bëjnë që kjo reformë të vijohet pa PD-LSI.

"Nëse PD-ja është futur në tryezë për të dalë, i kam bërë thirrje PS të thirrë komisioni, të bien dakord dhe t'i japim fund kësaj çështje, se s'ka më kohë. Nëse opozita do dalin jashtë tryezës, duhet të vazhdojmë rrugën institucionale dhe të miratojmë paketën që u duhet shqiptarët. Kur del nga institucionet je jashtë çdo vendim marrje", tha Gjoni.

Si ish- krahu i djathtë i Metës, në kohën kur ishte kryetar Kuvendi, Gjoni ka komentuar edhe "luftën" e Presidentit me kryeministrin Edi Rama, sipas së cilit është i bindur se "do të përfundojë keq".

"Batutat i qan, shtetin nuk di ta bëj. Historia 20 vjecare e dy shokëve socialist, që herë duhen, herë urrehen me njëri-tjetrin. Shqiptarëve u kanë ardhur në majë të hundës. Kam frikë se do përfundojë keq. Historia e dy shokëvë që nuk i bën aspak mirë Shqipërisë", tha ai.

VIDEO/Intervista e plotë e Ralf Gjonit në 45 Minuta

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:14
Gjoni: Dy arsyet përse votova kundër Anti- KÇK-së

1583509860_ralfgjoni6.jpg

Një nga 17 deputetët që votuan kundër Anti- KÇK, ishte dhe deputeti Ralf Gjoni. Për votën e tij, ai jep dy argumente kryesore. Së pari, sipas tij është Anti-Kushtetuese dhe së dyti nuk ka marrë miratimin nga ndërkombëtarët. Ai thotë se gjatë seancës parlamentare ka pritur një përgjigje nga Rama, por nuk e ka marrë atë.

"Nuk denjoi t'i përgjigjej. Anti KÇK- ja është Anti- Kushtetutes, shkel rëndë Kushtetitën. Duan të zëvendësojnë gjykatën, të paralelizojnë SPAK. Nuk mendoj që Anti-KÇk nuk ka mbështetjen e ndërkombëtarëve", tha Gjoni.

Ora 17:11
Propozimi i Bashës për një senat/ Gjoni me ironi: Kush do jetë senatori i parë? Sali Berisha...opsion për të rehabilituar pleqtë në politik

1583509821_ralfgjoni5.jpg

Në studion e Report Tv, deputeti Ralf Gjoni, ka komentuar edhe popozimin e bërë ditën e sotme nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sa i përket Reformës Zgjedhore. Sipas tij, këto propozime nuk japin një zgjidhje të dy probleme me të cilën përballen shqiptarët që është shit-blerja e votës dhe mosbesimi tek institucione, teksa ka komentuar me ironi edhe senatin që Basha kërkon.

"Nuk shpjegoj dot punën e Bashës, nuk është në detyre, por ka pushtet se i ka hallet e veta në rregull, ndërron edhe shtëpi private duke qenë në opozitë dhe merr vilë. Nuk synoj unë atë. Nuk mendoj që një dhomë e dytë,do të zgjidhte hallin e madh që është mosbesimi te institucioni i votës. Këto probleme, janë kryesore. Kush do jetë senatori i parë? Sali Berisha. Sa shpresë jep opsioni i rehabilitimi i disa pleqve të politikës shqiptarëve. Nuk e kam te mosha biologjike, por politike se po të jetë për ashtu problemi i listave tona, kanë qenë kalamajtë. Kemi të bëjmë me emra që kanë që nga 1990 në politikë, nuk është kjo alternativa. S'e s'kuptoj që duhet të vinte sot në mënyrë të befasishme pikërisht sot ky propozim. Ne flasim për hapje listash, këta flasim hajde bëjmë senat", tha Gjoni.

 

Ora 17:11
Letra e Metës për Brukselin/ Gjoni: Nuk pinë ujë, po të isha këshilltar i do e këshilloja të mos e bënte

1583509832_ralfgjoni3.jpg

Deputeti  Ralf Gjoni, duke e vënë veten në vendin e këshilltarit të presidentit Meta, tha se nuk do i kishte rekomanduar që t'i dërgonte letrën komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi lidhur me ngërçin në Kushtetuese. Ai thotë se shteti flet me anë të institucioneve, jo me anë të letrave.

"Do i kisha rekomanduar, që nuk i takon KE të merret me çështje të brendshme. Çfarë do letrash që mund të shkruaj presidenti, nuk pijnë shumë ujë. Shteti flet përmes parlamentit", tha Gjoni.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lirie: 13/03/2020 17:40

    KE SHUME TE DREJTE RALFO,,,duan te rehabilitojne kriminelet ne politike,,,mos I lejoni,,,,parlament me nje dhome,,,dhe proporcional me lista te hapura…..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur