Gjoni nuk përjashton mundësinë e bashkëpunimit me PS: Për hir të vendit! Ky Kuvend vërtetoi idiokracinë e listave të kryetarëve! E dua Shqipërinë më shumë se ambasadorët

TIRANË- Ralf Gjoni nuk e ka përjashtuar mundësinë për bashkëpunim me PS-në, pasi t'i përfundojë mandati i deputetit në shtator, megjithatë nuk ka zgjedhur që të thotë diçka konkrete, mjafton që të jetë për të mirën e vendit, ka theksuar ai. Në studion e Report Tv, në emisioin "Sot Live në Shqipëri", Gjoni i ka qëndruar deklaratës së tij të mëhershme, se ky parlament  është më i miri në këto 30 vite.  

Deputetët nuk kanë nevojë që të jenë të gjithë intelektualë, se vërtetoi idiokracinë e listave të kryetarëve. Nuk është se iku niveli intelektual dhe u zëvendësuan vendet. Koperata ka bërë një gabim në të folur, por nuk ka vjedhur dhe nënshkruar  tendera. Media ka përgjegjësi, mbaroi parlamenti, nuk do i cajmë më kokën shqiptarëve apo mediat që janë munduar që të na etiketojë me 4-5 persona. Ky parlament ka qenë shumë i mirë se prodhoi ndryshime kushtetuese për hapjen e lista të që PD e LSI nuk i bëri dot për 10 vjet, jemi përshëndetur nga SHBA dhe BE, futja në parlament ka pasur mbështetje amerikane dhe europian. Do të mbahet mend edhe idiokracinë që u fut në parlament që kuptohet se ajo listave. Nuk e di ku do jem në shtator, por do jem në shërbim të betejës për demokracinë. Kam bashkëpunuar më te gjithë faktorët politik për hir të vendit, kam bashkëpunuar edhe në të  kaluar, nuk janë armiq, preferenca ime do ishte të mos isha më në mëshirë të shtetit, por t'i shërbeja vendin në kapacitet të tjera, por që do t specifikohen pas shtatorit, pasi të mbyllet legjislatura", tha Gjoni.

Megjithatë, theksoi se po tundohet edhe të ikë jashtë vendit, pasi në Shqipëri ka humbur shpresa.

"Dua t'i rezistoj tundimit për t'u larguar nga shtëpia. E dua më shumë Shqipërinë se ambasadorët", ka shtuar ai.

Si njohës i mirë i politikës së jashtme, Gjoni ka "shfajësuar" Edi Rama për mos caktimin e një date paraprake për konferencën ndërqeveritare, kjo pasi sipas tij, BE nuk ka një strategji të qartë për zgjerim. Sa i përket gjuhës së ashpër të Ramës kundrejt BE-së, Gjoni tha se është thjesht një retorike politike.

"Jam dakord me Ramën, se kjo është korrektësi ndaj popullit të shqiptar që është shumë europiane dhe BE duhet të jetë më e qartë në strategjinë e zgjerimit dhe jo karamele për qeverinë e radhës. Rama është i plotë fuqishëm brenda vendit të tij dhe është në rolin që të luajë të fortin brenda vendit, me ndërkombëtarët i ka vetëm deklarata politike, mos po kërcënon Kinën me luftë?", tha Gjoni.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve