Gjoni pas përjashtimit: Mazhoranca po blen deputetët e opozitës për të kaluar draftin e fshehtë PS-PD për zgjedhoren (VIDEO)

Pas përjashtimit me 10 ditë nga Byroja e Kuvendit, Ralf Gjoni ka dalë në një konferencë për mediat duke akuzuar mazhorancën se po krijon një qeverisje hibride dhe diktatoriale dhe se po u mbyll gojën dhe atyre pa deputetëve të opozitës që flasin kundër saj.  Ai hodhi akuza të forta në lidhje me një marrëveshje të fshehtë për reformën zgjedhore mes PD dhe PS duke thënë se po tenton të blejnë dhe deputetë të opozitës parlamentare që ta miratojnë atë në Kuvend.

Përjashtimi i dytë brenda një kohe të shkurtër, Gjoni e shkon si diçka personale në një kohë kur kishte kërkuar dhe interpelancë të enjten me kryeministrin Rama dhe ngritjen e një komisioni hetimor për shembjen e teatrit. Ai tha se kjo tregon frikën e mazhorancës dhe kërkon që të mbyll gojën e zërave kritik në çdo mënyrë.

Deputeti Gjoni tha se ai nuk do ta mbyllë gojë dhe do të vijojë denoncimet duke mos u bërë palë me uzurpuesin që po shkatërrojnë të ardhmen e shqiptarëve.

 "Jam përjashtuar dy herë. Herën e parë nuk reagova se nuk doja ta personalizoja këtë çështje, por meqë po bëhet trend dhe Gramoz Ruçi kërkon të mbyll gojën e atyre pak deputetë opozitarë që kanë mbetur në Kuvend, do të thotë se kemi të bëjmë më një trend të rrezikshëm që rrezikon të drejtën e përfaqësimi dhe të informimit. Bëhet fjalë për komisionerin për të drejtën e informimit që do raportonte në kuvend të enjten. Unë kisha shprehur dëshirën që do i bëja pyetjet verbalisht për transparencën në lidhje me shembjen e teatrit. Komisioneri ka  detyrim që të detyrojë institucionet të japin informacion dhe bëjë transparencë, ai nuk e ka ushtruar detyrën e tij siç duhet. Nuk do e mbyll gojë në hijet e dyshimta që kanë lënë për këtë çështje. Shumë krime dhe korrupsion fshihen nën mungesën e transparencës dhe detajeve. Unë kam dyshime se po përgatitet një plan ogurzi për të kaluar një palo draft për reformën zgjedhore për të anashkaluar komisionin për këtë reformë. Ky plan synon të kalojë shpejt e shpjet në bashkëpunim me opozitën rrugore që nuk përfshin hapjen e listave dhe ndryshimin e  sistemit. Përmes përjashtimi të deputetëve vokalë në parlament ata kërkojnë të shembin teatrit dhe të kalojnë këtë palo reformë, të shembin të ardhmen e shqiptarëve duke krijuar një regjim hibrid, autoritar dhe diktatorial. Nuk do të bëhemi asnjëherë palë më këto uzurpues. Jam përjashtuar sepse kam evidentuar intimidimin e votës të disa deputetëve të opozitës parlamentare nga elementë e qarqe socialiste. Shumë deputetë që prej fillimit dhe gjatë kohës së fundit u është ushtruar presion psikologjik dhe joshje për të kapur votën e tyre për tu dakordësuar mes një drafti mes PS dhe PD në korridore të fshehta. Ka një dokument ku 39 deputetë e kanë firmosur në favor të ndryshimit të sistemit, kush e voton kodin pa këtë ndryshim atëherë janë të intimiduar. Gjatë javës së kaluar kërkova me Hajdarin interpelancë dhe ngritjen e një komisioni hetimor për shembjen e teatrit dhe pikërisht atëherë kërkohet shkarkimi im. Po kaq frikë kanë?", tha Gjoni.


Lajmi kryesor:

Shpërndau lëpirëse, Kuvendi e përjashton me 10 ditë! Reagon Ralf Gjoni: Deputetët e opozitës po blihen për të kaluar draftin e fshehtë PS-PD për zgjedhoren (VIDEO)


I.K/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!