Gjoni: Pseudo-artistë, s'pranova
lojën e pistë të Këngës Magjike

Gjoni: Pseudo-artistë, s'pranova<br />lojën e pistë të Këngës Magjike
Bukuroshja e cila tashmë po pushton tregun muzikor me zërin dhe sharmin e saj ka surprizuar fansat me videoklipin më të ri! “Nëse don” e sjell Arindën si asnjëherë më parë, një femër joshëse e cila në fund i dorëzohet dashurisë.

Kjo është Arinda Gjoni, e cila përmes një rrëfimi për “Shqiptarja.Com”, tregon skualifikimin në “Kënga Magjike”, lojën e pistë të këtij kompeticioni, por edhe të pathënat e pakteve pas kuintave që janë bërë mes artistëve. Ajo premton se do të jetë sërish pjesë e këtij festivali, por jo si ‘ëngjëll’!...
 
“Nëse don” është kënga më e re e cila ke lançuar dje. Pse pikërisht në këtë moment?
Në fakt ky projekt është nisur para disa muajve, por duke qenë se ka një histori si këngë, ka fabul, vjen si një mini film duhej një afat kohor i gjatë që të punohej ashtu siç duhej. Dhe ja erdhi në momentin më të hareshëm të vitit, në pragun e festave. Si një dhuratë për të gjithë njerëzit që më rrethojnë!
 
Provokuese dhe joshëse, janë këto pikat më të forta të një këngëtareje të re?
Në këtë këngë jam më shumë në një rol, të femrës së pasur dhe të një vajze pa komplekse dhe në fund bie në ‘dashuri’ me një djalë të varfër që nuk është në lartësinë time, por që në fund triumfon dashuria mbi gjithçka.
 
A është Arinda një vajzë me komplekse në lidhje me partnerin?
Personalisht besoj shumë tek bukuria e shpirtit të një personi, gjërat materiale, sipërfaqësore nuk më bëjnë shumë përshtypje! Mund të them që jam kompleksive, por aq sa duhet.
 
Tashmë po bëhesh një zë i njohur i muzikës shqiptare. Mendon se ka ardhur koha që ti të lësh pak ‘live’ dhe ti kushtohesh tregut muzikor me videoklipe?
Po punoj shumë, kam ndërmend të sjell bashkëpunime shumë të forta dhe projekte akoma të gjetura për tregun muzikor. Nuk do të resht kurrë së dhuruar për muzikën dhe pasionin tim.                          
 
Pas pjesëmarrjes në “Kënga Magjike”, pate një shpërthim kundër artistëve. Cila ishte arsye që zëri juaj nuk u vlerësua në këtë kompeticion?
Kam mbetur pak e zhgënjyer nga ai kompeticion... Me gjithë respektin që kam për ideatorët e atij spektakli. Mund të them që duhet të kishin punuar edhe pak të paktën për të vendosur një ‘Juri’ të denjë që t’i vlerësoj këngët e vërteta dhe jo ta lërë në dorën e pseudo-artistëve që bënë shitje-blerje pikësh.
 
A ishte formula një lojë e pistë, apo artistët e bëjnë formulën të ‘pistë’?
Në fakt, mund të fajësoj veten në këtë rast sepse mua mu ofrua të bëja këtë gjë edhe nuk pranova kurrsesi. Por, tek e fundit kur hyn në mes të ’turmës’ bëhu si ‘turma’ ose të hëngri ujku.                                  
 
Pas këtij edicioni do të merrni sërish pjesë në festivale?
Patjetër që do të marrë pjesë, por jo më si ‘Engjëll e pafajshme’ (Qesh).
 
Cilat janë planet në të ardhmen?
Projekte të reja, bashkëpunime surprizuese! Dua t’ia lë kohës...
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare