Me tone të ashpra ka folur deputeti Ralf Gjoni në Kuvend, ku pasi ka protestuar në shenjë simbolike për vizitën e komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi, ka hedhuar akuza se sipas tij presidenti Turk Erdogan, po i afrohet vendit tonë për të kapur tendera. Në akuzën e tij, Gjoni ka përfshirë edhe fenë.
“A kërkon Varheley një shtet autoritar? Zgjedhjet e 25 prillit të mos zhvillohen me këtë Kod Elektoral, me Kodin e Edi Ramës. Të kontestojmë masakrën e fundit elektorale. Njerëzit janë duke ikur.
Nuk i ndaj njerëzit sa i përket fesë. Erdogan fut hundën në Republikën e Shqipërisë, që është republikë laike. Jam shkolluar jashtë dhe kam ardhur në Shqipëri. Mund të punoja kudo në Europë e të marrja 10-fish sa marr këtu. "Ju nuk mund të më tjetërsoni fjalën, e kam fjalën për alternativat fetare që ndërhynë në politikë.
Mos tjetërsoni fjalën time ju lutem. E kam për alternativat fetare. Nuk kam asnjë lek të pisët, më dhemb kur shoh ku po shkon ky vend", tha Gjoni.
Kjo deklaratë nuk është pritur aspak mirë nga deputeti Halit Valteri, i cil i ka marrë fjalën menjëherë pas tij dhe i është përgjigjur duke thënë që të përmbahet kur flet për fenë dhe zonjat e mbuluara. Ndërkaq Valteri tha se do të ishte i nderuar nëse do të kishte miqësi me Erdogan.
"Ralf lëre fenë jashtë parlamentit dhe kur të flasësh për zonja të nderuara me shami laj gojën sepse janë shumë herë me të lartësuara se sa ata që mbtron ti. Do isha shumë i nderuar të kisha miqësi me Erdoganin, po ca të bëj se smë lidh asgjë me të.
E nderuar zonja e seancës njerëz islamofobë mundohuni ti largoni nga kjo seancë. Ralf jam më shqiptar se ti, por të lutem mos fol këtu", iu përgjigj Valteri.
Lajmi kryesor:
Varhelyi flet në Kuvend: Reforma Zgjedhore, kusht për nisjen e konferencës së parë! '5 qershori' respekton rekomandimet e ODIHR-it! BE 9 mld euro grante për Ballkanin
/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
68%
-
Jo
28.6%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3434
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resortet ‘brand name’ me 4-5 yje pa taksa deri në 2026-ën! Blendi Klosi depoziton projektligjin në kuvend
30 Dhjetor 2024, 15:23
-
Opozita në Malin e Zi si ajo në Shqipëri, deputetët hedhin tymuese në komision pas debatit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese
18 Dhjetor 2024, 12:48
-
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
17 Dhjetor 2024, 11:38
-
Mbyllet seanca maratonë në Parlament, 2 deputetët e PDIU ‘shpëtojnë’ mazhorancën! Votohen projektligjet, mungojnë shumë ministra
12 Dhjetor 2024, 21:06
-
Shmangia e konsultimeve formale dhe referendumet lokale për një qeverisje të hapur, të tjera gjetje dhe rekomandime të ekspertëve te ‘Antikorrupsioni’
7 Dhjetor 2024, 08:49
-
Sherrnajet parlamentare, harxhim kohe dhe energjie opozitare
6 Dhjetor 2024, 15:39
-
'Kone', Zhupa ofendon Braçen: O Erion t'u rrit boja, sa shumë m** të ha goja! PS braktis Kuvendin në shenjë proteste, mbyllet seanca (VIDEO)
5 Dhjetor 2024, 12:44
-
Kuvendi/ Nesër 'Komisioni i Venecias' mblidhet për mandatin e Olta Xhaçkës, Bardhi: Duam draft-opinionin, çuat atje vetëm të PS-së! Spiropali: S'është publik! S'ju ftova se më keni refuzuar
5 Dhjetor 2024, 09:49
-
Gjonaj: Brenda dhjetorit depozitohet në Kuvend një paketë ligjore kundër dhunës online ndaj grave
4 Dhjetor 2024, 14:55
-
Kuvend, Buxheti 2025 kalon me 75 vota pro, vetëm 24 kundër! PS rrëzoi të gjitha amendamentet e PD dhe PL, Malaj: E kthejnë në buxhet piramidal
3 Dhjetor 2024, 11:00
-
Berisha rikthehet në Kuvend: Rama mendoi se do eliminonte opozitën! PS: Koha jote ka perënduar, mban peng PD
3 Dhjetor 2024, 07:23
-
Ekzekutimi i pagesës 110 mln euro për Becchettin, PD kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin Rama! Bardhi: Kërkojmë informacione të detajuara
2 Dhjetor 2024, 16:42