Gjosha: Domosdoshmëri punonjësit e
kualifikuar, më shumë fonde nga BE

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, mori pjesë sot në ceremoninë e dhënies së certifikatave për punonjësit e Bashkive të Qarkut të Beratit, të cilët u bënë pjesë e trajnimit disa ditor,  me fokus “Menaxhimin e Fondeve të BE-së, për njësitë e qeverisjes vendore”. 
Ky trajnim i zhvilluar më herët në Fier dhe Elbasan, u organizua Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA) në  bashkëpunim me Projektin PPF (Project Preparation Facility pranë MIE).
 
Sipas Ministres një tjetër arsye që dëshmon për rëndësinë e këtyre trajnimeve dhe nevojën pse duhet të shtrihen në të gjithë vendin, është se me reformën territoriale, Bashkitë kanë marrë një rol i ri, ku dhe mundësitë për të përthithur më shumë fonde nga programet e Bashkimit Europian, janë më të mëdha.
Duke theksuar se kjo situatë i përket të shkuarës, Ministrja shprehu mbështetjen  për  trajnimin e stafit në njësitë vendore në të gjithë vendin.
Ministrja shpjegoi se përgjegjësitë dhe sfidat me menaxhimin e decentralizuar të fondeve të BE-së, janë të mëdha. 
 
Prej 5 vitesh Shqipëria,  ka një ekip ekspertësh të certifikuar nga Komisioni Europian, të cilët kanë zhvilluar trajnime në nivel qëndor dhe tashmë  me reformën e re,  do të zhvillojnë këto trajnime edhe në nivel lokal.

Të pranishëm në aktivitet ishin znj. Milena Harito, Ministre për Inovacionin dhe Administratën publike dhe Fatmir Demneri, Drejtor i ASPA.


Redaksia online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkuan të merrnin 148 kg kokainë në portin e Livornos, zbulohen emrat e 3 'korrierëve' shqiptarë! Droga nga Ekuadori ishte fshehur në kontejner me banane