TIRANE- "Politikat tona synojnë fuqizimin e rolit të gruas", u shpreh sot Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha gjatë konferencës “Gruaja dhe Integrimi”, të organizuar nga ministria e Integrimit. Gjosha tha se barazia mes grave dhe burrave është një nga parimet thelbësore të BE-së.
“Miratimi dhe zbatimi i ligjit për barazinë gjinore në shoqëri, për masat ndaj dhunës, në marrëdhëniet familjare si dhe ligjet për mbrojtjen ndaj diskriminimit, janë hapa konkretë dhe shumë të rëndëishsme në fushën e mbrojtjes të drejtave të njeriut nën frymën dokumetave ndërkombëtar dhe një detyrim i përmbushur në kuadër të plotësimit të standarteve dhe aspiratave të qeverisë shqitare për anëtarësimin në BE. Qeveria shqiptare i ka shpallur luftë pa kompromis trafikimit të qënieve njerëzore dhe veçanërisht të grave dhe fëmijëve si dhe luftës kundër dhunës në familje", u shpreh Gjosha.
Ministrja e Integrimit theksoi që gratë dhe vajzat duhet të ndërmarrin përgjegjësitë e tyre, si dhe nevojën e përfshrirjes së tyre në vendimmarrje.
Ndërsa Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi deklaroi se, kontributi i grave është me rëndësi të veçantë për integrimin në BE.
"Progres-raporti ka folur edhe për mbrojtjen e grave si pikë shumë e rëndësishme, na ka njohur me një axhendë për të vepruar. Dhe unë besoj se Ministria e Integrimit do t'i kushtoj rëndësi të madhe kësaj çështjeje. Shpresoj që gratë në qeveri të mos lodhen së luftuari, ju duhet të luftoni fort kundër diskriminimit. Kjo vlen për të gjitha gratë në Shqipëri, jo vetëm për përfaqësueset në parlament", deklaroi Sequi.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com