Gjosha : Krenare që shoh më shumë gra dhe vajza se në 2013
TIRANË, 1 Maj /ATSH-Z.Tosku/-Kryetarja e LGI-së, Klajda Gjosha, njëkohësisht e deleguara e LSI-së për njësinë, nr. 1 në Tiranë, zhvilloi një takim me strukturën e Lëvizjes së Gruas për Integrim në këtë njësi. Duke folur para të pranishmëve në këtë takim, Gjosha shprehu bindjen se në këto zgjedhje lokale rezultati do të jetë edhe më […]
/ATSH-Z.Tosku/-Kryetarja e LGI-së, Klajda Gjosha, njëkohësisht e deleguara e LSI-së për njësinë, nr. 1 në Tiranë, zhvilloi një takim me strukturën e Lëvizjes së Gruas për Integrim në këtë njësi.
Duke folur para të pranishmëve në këtë takim, Gjosha shprehu bindjen se në këto zgjedhje lokale rezultati do të jetë edhe më i mirë për LSI-në.
"Jam tepër e emocionuar dhe krenare që në këtë sallë shoh sot tre herë më shumë gra dhe vajza të reja të cilat janë pjesë e LSI-së, se në zgjedhjet e 2013. Ju falënderoj dhe jam e bindur se kjo do të thotë se në këto zgjedhje lokale, rezultati do të jetë akoma dhe më i mirë", - tha Gjosha.
Gjithashtu, Kryetarja e LGI-së kërkoi angazhimin e grave dhe vajzave në këto zgjedhje, duke theksuar se në 21 qershor qytetarët, votojnë alternativën më të mirë për familjet e tyre.
"Në këto zgjedhje lokale mbi të gjitha të gjitha ju që jeni nëna do të votoni edhe për fëmijët tuaj, për çerdhe e shkolla me kushte më të mira, për më shumë hapësira të gjelbërta e sportive,ndaj me besnikërinë tuaj ndaj LSI-së, unë do ju kërkoja që këtë votë t'ia jepni kandidatit të maxhorancës qeverisëse, Veliaj", - shtoi Kryetarja e LGI-së.
Gjosha, nënvizoi gjithashtu se në zgjedhjet lokale do të ketë dy lloj votash, vota për LSI-në, prej së cilës do të zgjidhen këshilltarët në Këshillat Bashkiakë dhe vota për kandidatin e maxhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj.
"Në këto zgjedhje ne përfaqësohemi me 50% kandidate gra dhe vajza, dhe më duhet të theksoj këtu mbështetjen reale që LSI-ja dhe veçanërisht Kryetari i saj, Meta ka treguar ndaj nesh. Është një mbështetje që na nxit të jemi më të angazhuara në këto zgjedhje", - theksoi Gjosha.
Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, u shpreh se kësaj here vota do të shkojë për kandidatët e duhur, në mënyrë që Tirana ti rikthehet punës.
"Tirana ka nevojë për premtime të mbajtura dhe në besojmë se zoti. Veliaj do të mund t'i ofrojë kryeqytetit zhvillimin e munguar, për ta kthyer vërtet në një qytet evropian. Por, gjithashtu me këtë kandidat ne do të mundemi të gjithë të kemi një Kryebashkiak që është pranë qytetarëve dhe zgjidh problemet e tyre", - deklaroi ndër të tjerash gjatë këtij takimi Klajda Gjosha.
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
39.9%
-
JO
48.8%
-
NUK E DI
11.3%
Vota total: 666
Lajme të tjera
-
SPAK sekuestron vilën në Palasë të ish-gruas së Arben Ahmetajt
24 Mars, 09:36
-
Rama thumbon ministren britanike nga Londra: Suella e dinte çfarë po thoshte, ajo kurrë nuk kërkoi ndjesë
24 Mars, 09:35
-
VIDEO/ Fitorja e parë si kampione bote, Argjentina shkëlqen në 'Monumental'! Messi kap 800 gola
24 Mars, 09:30
-
Kë do vriste? Policia parandalon atentatin në Vlorë, 28 vjeçari me kallashnikov vihet në pranga
24 Mars, 09:01
-
Rama: Jo çdo njeri me laps është gazetar! Pronarët e mediave që shkelin ligjin duhet të gjobiten! S’pranoj çdo lloj gjepure që shkruani ju
24 Mars, 08:59
-
Rama përplaset me gazetarin në Britaninë e Madhe: Nuk thuhet Kosovo, por Kosova
24 Mars, 08:58
-
'Luizi nuk rrin dot pa pirë drogë' këngëtari debaton ashpër me Oltën: Pse e the? Ia bënte me dorë… (VIDEO)
24 Mars, 08:50
-
Rama në Britaninë e Madhe: Problem që të rinjtë shqiptarë përdoren nga kriminelët! S’e sollën ato drogën këtu, por gjetën tregun
24 Mars, 08:48
-
Ballkani i Hapur? Rama: E rëndësishme negoicimi me Serbinë, duhet ta mbajmë në anën tonë! Marrëdhëniet në Ballkan s’kanë qenë ndonjëherë më mirë
24 Mars, 08:43
-
Udhëheqësi prorus i Bullgarisë refuzon të dërgojë avionë dhe tanke në Ukrainë
24 Mars, 08:40
-
Shpallja e lumit Vjosa Park Kombëtar, Rama në Britaninë e Madhe: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura
24 Mars, 08:38
-
Rama: Lufta e solli në vete BE-në, me ne është treguar hipokrite! Retorika e Britanisë? Njëjtë si Holanda që nxirrte në faqe të parë shqiptarët kur kishin zgjedhje
24 Mars, 08:29