Ministrja e integrimit Europian, Klajda Gjosha, priti sot në një takim kortezie, Ambasadoren e Greqisë Eleni Sourani.
Gjosha vlerësoi bashkëpunimin me Greqinë, veçanërisht projektet e përbashkëta të cilat kanë rezultuar të suksesshme për banorët e zonave ndërkufitare ku ato shtrihen.
Gjosha shprehu falënderimet për mbështetjen që Greqia i ka dhënë Shqipërisë me procesin e integrimit, duke nënvizuar se ky proces është i pakthyeshëm për vendin.
Bashkëbisedueset diskutuan për rëndësinë e reformës në drejtësi në procesin e integrimit. Ambasadorja Sourani, vlerësoi kalimin e kësaj reforme me konsensus duke e cilësuar si një hap përpara në zhvillimin e Shqipërisë.
Gjosha nënvizoi se Shqipëria është e angazhuar maksimalisht të ndërmarrë të gjitha reformat në mënyrë që të avancojë me axhendën evropiane.
Ministrja u shpreh se pavarësisht të gjitha krizave që ka kapërcyer Europa e Bashkuar, Shqipëria beson te projekti evropian dhe është e vendosur t’i bashkohet BE-së me të drejta të plota.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com