TIRANË - Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, ka pritur gjatë ditës së sotme ambasadorin turk në Tiranë, Hasan S. Asan. Gjosha pasi e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe i shprehu atij vlerësimin për marrdhënien e mirë që ekziston në shumë fusha mes dy vendeve.
Ministrja e Integrimit Evropian, theksoi se Shqipëria dhe Turqia janë të lidhura me njëra-tjetrën në aspektin ekonomik dhe të sigurisë strategjike duke qënë aleate të forta në NATO por edhe në projekte të tjera me rëndësi si TAP-i.
Nga ana e tij ambasadori turk Asan, shprehu vlerësimin e tij për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe shprehu interesin për të shkëmbyer përvojat e dy vendeve në procesin e anëtarësimit në BE. Nga këndvështrimi rajonal, ai shprehu pikëpamjen e tij në favor të anëtarësimit në BE edhe të Kosovës.
Në përfundim të takimit, Ambasadori e ftoi ministren Gjosha për një vizitë zyrtare në Ankara për tu takuar me homologun e saj në Turqi.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com