Gjosha me homologen kosovare: Dy
vendet progres në procesin e integrimit

Gjosha me homologen kosovare: Dy<br />vendet progres në procesin e integrimit
Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha dhe homologia e Republikës së Kosovës, Mimoza Ahmetaj, morën pjesë në mbledhjen e Komisionit të përbashkët teknik për përkthimin dhe përafrimin e legjislacionit të dy vendeve me atë të BE-së.
 
Ministret të cilat zhvilluam më herët një takim, theksuan rëndësinë që ka pasur bashkëpunimi mes dy vendeve për procesin e integrimit, i cili mbetet prioriteti madhor për rritjen e standardeve të dy vendeve.
 
“Dua të theksoj se Kosova dhe Shqipëria janë në faza të ndryshme të procesit të integrimit dhe nga ana tjetër janë zotuar të jenë bashkë në këtë proces. Progresi i të dy vendeve është i qartë dhe i dukshëm. Ato kanë çfarë, t’i ofrojnë njëra-tjetrës në ekspertizë dhe legjislacionin përkthyer. Është e rëndësishme që vendet tona të bëjnë hapa përpara ndaj ky bashkëpunim duhet të intensifikohet edhe më tej”, tha Ministrja Gjosha.
 
Ministrja Ahmetaj vlerësoi gjithashtu progresin e të dy vendeve.
 
“Shqipëria ka bërë një progres të shkëlqyeshëm që nga fillimi i procesit të integrimit Europian, negocimit të MSA-së, përmbushjes së kritereve për statusin e kandidatit dhe tani gjindet pak kohë para nisjes së negociatave”, tha Ministrja Ahmetaj.
 
Ministrja shtoi se përvoja e krijuar në gjitha nivelet e institucioneve shqiptare është përvojë të cilën institucionet e Kosovës dëshirojnë ta shfrytëzojnë për të ndihmuar përpjekjet e Kosovës në procesin e integrimit Europian.
 
“Po ashtu, Republika e Kosovës është fare pranë Liberalizimit të Vizave. Në këtë drejtim përvoja e Shqipërisë në menaxhimin e procesit pas përfitimit të Liberalizimit të Vizave do të jetë e rëndësishme për institucionet e Kosovës”,
tha Ahmetaj.
 
Në mars të vitit 2014 u nënshkrua marrëveshja reciproke ndërmjet Ministrisë së Integrimit Europian të Shqipërisë dhe Ministrisë së Integrimit Europian të Kosovës në fushën e përpjekjeve të përbashkëta në procesin e përkthimit.
 
Kjo marrëveshje shërbeu për krijimin e Komisionit të Përbashkët Teknik për përkthimin e Acquis ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Qëllimi kryesor i këtij Komisioni është koordinimi i procesit të përkthimit të Acquis më qëllim përshpejtimin e procesit madhor të integrimit në të dyja vendet.

Në këtë hark kohor janë shkëmbyer një sërë aktesh, çka ka lehtësuar punën për përafrimin e legjislacionit me BE-në.
 
Gjatë takimeve të mbajtura mes dy palëve janë bërë arritje në fushën e përkthimit të legjislacionit duke e përmirësuar më tej procesin e integrimit.
 
Në takimin e sotëm të Komisionit u miratua manuali i përbashkët i procesit të përkthimit të legjislacionit të BE-së. Ky manual do të shërbejë për një unifikim të përkthimit dhe përafrimit të Akteve Ligjore në gjuhën shqipe duke sjellë një risi të mëtejshme në përkthimin dhe rishikimin e Legjislacionit Europian.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS