Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Bathores në Tiranë, ku një 40-vjeçar ka përplasur me automjetin që drejtonte një këmbësore 65-vjeçare.

Për fat të keq, edhe pse u shoqërua në spital, 65-vjeçarja nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Polici, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak-Më datë 05.02.2026, rreth orës 16:30, në Bathore, automjeti me drejtues shtetasin E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren shtetasen Sh. Sh., rreth 65 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.