Danimarka do të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian, por ajo duhet të vijojë me reformat e mbi të gjitha me Reformën në Drejtësi e cila është çelësi i hapjes së portave për anëtarësim.
Kjo ka qenë mbështetja që ka marë Ministrja Klajda Gjosha nga Sekretari i Përhershëm i Shtetit për Punët e Jashtme z. Ulrik Vestergaard Knudsen.

Gjatë takimit Ministrja Gjosha tha se qeveria shqiptare është e vendosur të ndërmarrë të gjitha reformat që i shërbejnë proçesit të integrimit, por mbi të gjitha rritjes së standardeve të vendit.
Ajo informoi për ecurinë e 5 prioriteteve duke u ndalur tek reforma në drejtësi, e cila është çelësi për të kaluar në fazën e radhës së procesit që është hapja e negociatave duke theksuar se, ekspertiza ndërkombëtare nga çdo shteti i Bashkimit Europian, është e mirëpritur dhe do të ndihmonte për një reformë edhe më të plotë në sistemin e drejtësisë.
Knudsen, vlerësoi progresin që Shqipëria ka bërë me reformat duke u shprehur se Danimarka do të mbështesë prespektivën europiane të Shqipërisë.
Gjosha është takuar edhe me anëtarët e Komisonit Parlamentar për Cështje Europiane të cilët kanë theksuan nevojën për vijimësinë e reformave si e vetmja rrugë për ta parë Shqipërinë pjesë të Europës jo vetëm gjeografikisht.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com