Gjosha në Kavajë: “ Vëmendje për 
të moshuarit e shtresat në nevojë”

Gjosha në Kavajë: “ Vëmendje për <br />të moshuarit e shtresat në nevojë”
Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha ishte sot  në  Shtëpinë e Të Moshuarve në Kavajë.

Ne sot kemi ardhur këtu me dëshirën, që në këtë fundvit,  të mundemi sado pak t’ju argëtojmë, t’u shohim të kënaqur. Festat gjithmonë një moment reflektimi për të qenë më të mirë, më pozitivë, për të kujtuar dhe për të mos harruar se të gjithë një ditë do vijmë në moshën tuaj, ku do të kemi nevojë për më shumë përkujdesje”,tha Ministrja Gjosha.

Ministrja u shpreh se për të gjitha kategoritë sociale në nevojë, vëmendja e shtetit duhet të jetë maksimale.

Unë dua t’ju them se ju nuk jeni vetëm. Se vëmendja ndaj jush nuk do të mungojë,se në këtë Shtëpi do të gjeni ngrohtësi, jo vetëm kujdes. Dua t’ju uroj gjithashtu një vit sa më të mbarë e të qetë, të gëzoni shëndet të plotë”, tha Ministrja Gjosha.

Për të qenë sa më pranë këtyre kategorive janë planifikuar të organizohen 28 aktivitete festive në 28 Qendrat e Përkujdesit Social. Kjo iniciativë  vjen nën kujdesin e Kryeministrit.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin gjithashtu  dy nënkryetarët e Bashkisë së Kavajës,  përfaqësues të medias të cilët ofruan dhurata për të 42 të moshuarit e kësaj qendre.    


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)