Gjosha për Report Tv: Ja risia
më e madhe e këtij Kuvendi
Nënkryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha, komentoi seancën e parë të legjislacionit të IX, që nisi sot punimet. Në studion e Report Tv, Gjosha foli për risitë e këtij sesioni parlamentar, ku u ndal te numri i madh i deputetëve të rinj. Gjosha tha se kjo sjell një risi, pasi sipas saj të rinjtë janë aktivë dhe me një frymë më pozitive.
Nënkryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha, komentoi seancën e parë të legjislaturës së IX, që nisi sot punimet.
E ftuar në studion e Report Tv, ministrja e Integrimit në detyrë, “zbuloi” dhe risinë më të madhe të këtij sesioni të ri parlamentar.
Ajo tha se për herë të parë kemi tre kryetarët e partive politike kryesore në Kuvend, përkatësisht Edi Rama i PS, Lulzim Basha i PD dhe Monika Kryemadhi e LSI.
Deputetja e LSI cilësoi si pozitive për cilësinë e Kuvendit edhe numrin e madh të deputetëve të rinj. Gjosha tha se kjo sjell një risi, pasi sipas saj të rinjtë janë aktivë dhe me një frymë më pozitive.
“Është diçka e mirë që ka deputetë të rinj, kjo sjell një risi. Shpresoj që ata të jenë aktivë. Rinia sjell një risi, një frymë më pozitive. Shpresoj të mos ketë debate shumë të ashpra. Ajo që do doja të shikoja është që qytetarët të njihen me rendin e ditës”, tha Gjosha.
Zgjedhja e Ruçit në krye të parlamentit, Gjosha: Do jemi në seancë, vota jonë kundërNënkryetarja e Grupit Parlamentar të LSI, Klajda Gjosha, në një intervistë në studion e Report TV, ka deklaruar se deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim do të jenë të pranishëm në seancën e orës 18:00 të Kuvendit të Shqipërisë, ku do të votohet për kreun e Kuvendit, por vota e tyre do të jetë kundër Gramoz Ruçit, kandidatit të propozuar nga kryeministri Rama.
Gjosha ka folur për seancën e parë të legjislaturës së 9- të të Parlamentit Shqiptar, për të cilën është shprehur se ishte një seancë miqësore, ku përveç apelit të deputetëve të cilët ishin zgjedhur, shërbeu edhe si një mundësi për tu takuar me kolegët e vjetër dhe ata të rinj.
Marrëdhënia me PS, Gjosha: Do bashkëpunojmë për integriminE pyetur për sa i përket qëndrimit që forca politike që ajo përfaqëson në raport me qeverinë në sallën e Kuvendit, Gjosha është shprehur se LSI do të bashkëpunojë dhe do të mbështes çdo iniciativë e cila e afron Shqipërinë me Bashkimin Europian.
“Ne jemi shprehur qartë. Do të kemi qëndrim mbështetës për integrimin evropian. Do të jemi aty për të mbështetur çdo reformë, iniciativë ligjore e cila e afron Shqipërinë me BE”, tha Gjosha e cila shtoi se LSI dëshiron ta shikojë fokusin e kësaj qeverie në ekonominë, si dhe ka theksuar se LSI do të bëjë një opozitë frontale.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3240
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOT/ Nga politikanët, diplomatët, artistët te mjekët e policët, kush mori pjesë në darkën e iftarit të shtruar nga Rama! Nuk mungon Gramoz Ruçi
9 Prill, 08:42
-
Masakra e 2 prillit/ ‘Repolitix’ sjell dokumente ekskluzive: Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 1991
2 Prill, 21:20
-
Rikthimi i gardës të vjetër në PS sinjal për përballje titanike në zgjedhjet e 2025!
11 Shkurt, 12:21
-
SHIKONI FOTOT/ Asambleja e PS-së, bën bashkë të vjetër e të rinj Rama me atlete! Nuk mungojnë Ruçi, Dokle as Bushati e Lame
11 Shkurt, 11:24
-
“Një ditë terror, një vit qetësi” postulati nazist që komunistët përdorën për të shuar kryengritjen e Postribës! Ende s’ka drejtësi
1 Tetor 2023, 15:27
-
‘Edhe pse ishim ‘sterrë’ nga biografia prej vëllait tim, që ishte pushkatuar si ‘armik’, Gramoz Ruçi, na erdhi në shtëpi dhe…’ Dëshmia e fshatarit nga Tepelena
16 Korrik 2023, 18:39
-
32 vjet Parti Socialiste/ Rama: Karikojmë bateritë për 2025! Mbyllni shtigjet e vjetra ku hyjnë dorëgjatët
12 Qershor 2023, 08:13
-
Del Procesverbali/ Nazif Bezhani: Dosja e Rustem Gjatës si spiun i UDB është shumë e madhe! Gramoz Ruçi: Pse Berisha e zgjodhi në Kushtetuese?
2 Maj 2023, 16:32
-
Sot një vit Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e mazhorancës për ta shkarkuar si President, Meta: Kuvendi falsifikoi dokumentet, SPAK ende asnjë hetim
16 Shkurt 2023, 18:53
-
Ku je Gramoz Ruçi? Kur bilbilat këndonin jashtë Parlamentit!
16 Shkurt 2023, 17:53
-
Ylli Pata: ‘Plumb ballit’, efektet 30 vjeçare të dhunës si mjet politik në Shqipëri
20 Shtator 2022, 18:32
-
Veliaj takon Ruçin: Nuk ka si të dielat me shokun Gramoz
11 Shtator 2022, 14:52