Shqipëria ka hedhur bazat të forta në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kështu është shprehur Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha në Panairin e Asistencës të organizuar nga Delegacioni Bashkimit Evropian.

Ajo shprehu mirënjohje për asistencën voluminoze të programeve të asistencës BE-së, por dhe të shqiptarëve që kanë ditur t’i shfrytëzojnë ato në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

“Në emër të këtyre familjeve unë dua të shpreh mirënjohjen e sinqertë. Ju uroj suksese në zbatimin e projekteve aktuale edhe të ardhshme duke shpresuar që në të ardhmen do kemi më shumë mundësi për të përmirësuar jetesën e qytetarëve në vendin tonë”, tha Gjoshaj.

Në Panair u prezantuan programet e asistencës së Bashkimit Evropian në sektorin e mbrojtjes së mjedisit dhe në mbrojtjen e konsumatorit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com