TIRANË - Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha priti dje në një takim Jan Kickert, drejtor politik i Ministrisë se Jashtme të Austrise dhe Johann Sattler, drejtor i Sektorit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Austrisë.
Sattler u shpreh gjatë takimit se progres-raporti kësaj here ishte I qartë në rekomandimin e statusit pa kushte. “Mendojmë që këtë radhë ishte I merituar sepse kushtet e kërkuara nga Shqipëria ishin përmbushur”, tha Sttler. Ai theksoi se Austria është një mbështetës i fortë i Shqipërisë dhe i gjithë rajonit të Ballkanit për procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
Ai u interesua për masat konkrete afatshkurtra që do të ndërmerren nga qeveria shqiptare në lidhje plotësimin e prioriteteve të vendosura nga Komsioni Europian.
Ministrja e Integrimit Europian, znj Klajda Gjosha, e informoi Sattler për masat e parashikuara nga qeveria deri në muajin dhjetor. Ajo bëri me dije se brenda një kohe shumë të shkurtër do të jetë gati një dokument mjaft i rëndësishëm.
“Shumë shpejt në do të kemi gati Strategjinë e re të integrimit, e cila do të pasqyrohet edhe në një dokument publik. Kemi ndërmarrë angazhimin për të përmbushur me sukses objektivat që na janë lënë sidomos në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, reformën në administratën publike, shtetin e së drejtës dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Rekomandimin për statusin e vendit kandidat të dhënë nga Komisioni Europian nuk e shohim si një finalizim të përpjekjeve tona, por si një pikënisje për të realizuar ato prioritete që janë të nevojshme për marrjen e statusit edhe më tej”, tha ministrja Gjosha.
Gjatë takimit, theksi u vu në përmirësimin e imazhit të mëtejshëm të Shqipërisë sidomos tek vendet anëtare të cilat konsiderohen si skeptike për dhënien e statusit.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com