TIRANE- Rruga e Shqipërisë drejt integrimin europian kërkon punë dhe vullnet të pakompromis për të ndërtuar një shtet demokratik. Këtë e ka shprehur ministrja e Integrimit Klajda Gjosha gjatë një takimi me federalistët e rinj evropianë. Duke shprehur angazhimin e qeverisë shqiptare për të ecur përpara me reformat në kuadër të integrimit, ministrja Gjosha tha se së pari duhet të eurpianizohemi brenda vendit”.
 
“Bashkimi Europian është modeli i suksesit që duhet të na motivojë të dëshmojmë se jemi pjesë e Europës jo vetëm gjeografikisht por kemi integritetin dhe të njëjtat standarde të ndërtuara mbi parimet e këtij unioni. Ndryshimi që na pret kërkon punë dhe vullnet të pakompromis për të ndërtuar një shtet demokratik dhe për të ecur përpara me reformat në funksion të axhendës europiane”, u shpreh ministrja Gjosha.

Redaksia Onliine
(e.s/shqiptarja.com)