Media britanike: Bandat përdorin kompani transporti për të dërguar paratë e drogës nga Anglia në Shqipëri

Media britanike: Bandat përdorin kompani transporti për të dërguar paratë e drogës nga Anglia në Shqipëri

“Express UK” i ka dedikuar një artikull grupeve kriminale që merren me pastrimin e parave në Shqipëri.

“Bandat e krimit përdorin kompani transporti në Mbretërinë e Bashkuar për të transferuar paratë e drogës nga Britania në Shqipëri", titullohet artikulli i medies britanike.

“Hetimi ynë zbuloi se katër anëtarë të dyshuar të një grupi të krimit të organizuar, të specializuar në kontrabandën e parave kriminale nga Britania në Shqipëri, u arrestuan këtë muaj”, thuhet në artikull.

Sipas policisë, siç raporton Express paratë që mendohet se në disa raste janë krijuar nga shpërndarja e kokainës dhe kanabisit, po zhvendosen jashtë Britanisë me furgonë për t’u pastruar në prona dhe biznese.

“Një zëdhënës i NCA tha: “Oficerët besojnë se grupi operon nën maskën e një kompanie korrierësh legjitime”. Më 13 prill, një shtetas shqiptar, 48 vjeç, u arrestua në Dover kur në automjetin e tij u sekuestruan 200,000 £. Në të njëjtën ditë, dy burra, të moshës 34 dhe 22, dhe një 17-vjeçar u arrestuan në Tottenham Hale, në veri të Londrës, kur u sekuestruan rreth 150,000 £”, shkruan Express UK.

Hetimi filloi në shkurt 2022 pasi zyrtarët e Forcave Kufitare ndaluan një shtetas shqiptar për kontroll. Brenda furgonit të tij, me destinacion Tiranën, oficerët gjetën 390,000 £, raporton media britanike.

"150,000 £ të tjera u gjetën në shtëpinë e tij në Haringey. Hetimet e Sunday Express zbuluan se praktika e përdorimit të firmave të korrierëve me bazë në Mbretërinë e Bashkuar për të lëvizur para të padeklaruara është e përhapur. Në maj të vitit 2021, policia shqiptare sekuestroi 123,000 £ të fshehura në një furgon Mercedes të dërguar nga firma “Sihana Transport” me qendër në Luton, i cili lëvizte mallra të ligjshme.Bandat shqiptare të krimit po përdorin firma korrierësh të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar për të transportuar paratë në atdheun e tyre”, shkruhet më tej.

Një hetim i Sunday Express zbuloi se disa kompani korrierësh të regjistruara në Shtëpinë e Kompanive drejtohen nga shtetas shqiptarë. Ato reklamojnë në rrjetet sociale se transportojnë sende të ligjshme, si mobilje, mes dy vendeve. Në disa raste ata janë përfshirë në dërgimin e parave të padeklaruara dhe të paktën në një rast të armëve të zjarrit.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë