TIRANË - Dy 27-vjeçarë janë dhunuar fizikisht nga disa persona pasi kishin “parë” një vajzë në një nga lokalet e kryeqytetit.
 
Sherri ka nisur që mbrëmjen e së premtes, ku dy të rinjtë Aurel V. dhe Bledar M., të dy 27 vjeç, kanë qenë të ulur përballë një tavoline, ku kanë qenë të pranishëm një femër dhe tre meshkuj.
 
Një prej këtyre të fundit, që ka qenë i dashuri i saj, ka shkuar te tavolina e dy të rinjve, për t’u kërkuar llogari përse shikonin nga e dashura e tij.
 
Kjo ka bërë që të nisë një sherr me grushta, por në këto moment ka ndërhyrë pronari i lokalit dhe i ka ndarë.
 
Por, tre agresorët, identiteti i të cilëve nuk dihet, nuk e kanë lënë me kaq dhe një ditë më pas, të shtunën, janë përballur sërish me dy të rinjtë duke i goditur edhe me sende të forta.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)