Komisariati i Policisë Pukë pasi ka marrë informacion se në aksin rrugor Gjegjan- Fushë Arrëz, tre shtetas kanë ushtruar gjueti të paligjshme, menjëherë në bashkëpunim me Inspektorët e Drejtorisë së zonave të mbrojtura, ka konstatuar këta shtetas, duke levizur me mjetin tip Land Rover.
Policia ka bërë bllokimin e armëve të gjahut, si dhe Inspektorët e zonave të mbrojtura i kanë ndëshkuar me masë administrative.
Policia bën me dije se edhe në ditët në vijim do të vazhdojë punën për zbatimin e ligjit “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë” dhe ndëshkimin e tyre me masë administrative.
s.k/Shqiptarja.com








