Infeksioni i gjuhës blu i cili prek bagëtitë e imta ka krijuar një situatë shqetësuese në rrethin e Kolonjës. Në shumë prej fshatrave, delet e ngordhura nuk po groposen ndërsa ato të infektuara vijojnë të qëndrojnë në tufa cka është duke favorizuar përhapjen e virusit.

Për më tepër në fshatin Kagjinas komuna Qendër por edhe në shumë fshatra të tjerë bagëtitë e ngordhura hidhen nga blegtorët nëpër kanale apo buzë lumenjve duke rrezikuar shfaqien e infeksioneve të tjera.

Pamjet e fokusura nga kamera e televizionit A1 Report janë dëshmi edhe e faktit se këto bagëti të ngordhura janë ngrënë nga kafshë të tjera ndërsa cdo ditë shifra e bagëtive të ngordhura rritet frikshëm.

Pas kamerave blegtorët pohojnë se ata nuk kanë marë asnjë ndihmë apo mbështetje për të parandaluar përhapjen e virusit.  Një ditë më parë ministrti i bujqësisë Edmond Panariti garantoi blegtorët se do dëmshpërblehen për dëmet e shkaktuara nga ky virus.




Redaksia Online
(g.f /Shqiptarja.com)