Nxënësit e mirë edhe pse mund të mbaronin shpejt, nuk dilnin nga klasa për të mos nxjerrë tezën jashtë, por kjo gjë ishte në favor të atyre që nuk e zgjidhnin dot testin. Këtë vit provimi i detyruar i gjuhës së huaj administrohet nga Drejtoritë Arsimore. Çka do të thotë që testi është mbikëqyrur nga mësuesit e lëndës dhe korrigjohet po nga ata. Ky provim ishte i nivelit mesatar dhe sipas Ministrisë se Arsimit ai synon të testojë njohuritë e gjimnazistëve në gjuhën e parë të huaj që zhvillojnë në shkolla. Por kjo formë administrimi pritet të sjellë pak mbetës të cilët do të penalizohen duke e përsëritur provimin në vjeshtë. Provimi i gjuhës së huaj këtë vit, është një risi në maturën shtetërore, ndërkohë që këtë vit ai është konsideruar si një test eksperimental pasi nota apo pikët me të cilat ata do të vlerësohen nuk do të ndikojnë në vlerësimin e tyre për në universitete.
Ndërkohë në 30 maj është provimi i letërsisë, në 9 qershor ai i matematikës dhe në 18 qershor dy provimet me zgjedhje. Ministria e Arsimit ka deklaruar si sfidë të saj administrimin e rreptë dhe penalitete ndaj kopjimeve.
Lexoni në Shqiptarja.com (verisoni online) çelësin e përgjigjeve për tezat e gjuhëve të huaja
Ose lexoni shkrimin në versionin print të së përditshmes Shqiptarja.com
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)