Santorini shkundet nga tërmeti 5.2 ballë, më i fuqishmi deri tani! Ishulli kthehet në fantazmë, ja çfarë thonë sizmiologët
Santorini i boshatiosur pas valës së tërmeteve
Teksa ishulli i Santorinit dhe rrethinat janë kthyer në ‘qytete fantazmë’, një tërmet i shkallës 5,2 ballë e shkundi tokën mbrëmjen e sotme (5 Shkurt).
Lëkundjet u regjistruan rreth orës 21:00 me atë lokale në Greqi. Ky është tërmeti më i fuqishëm i regjistruar deri më tani në rajon.
Zgjidhja e rishikuar i referohet një thellësie fokale prej 11.2 kilometrash, 16 kilometra në jug-jugperëndim të Arkesinit, Amorgos. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Kretë.
Për një ditë tjetër, të enjten, më 6 shkurt, shkollat fillore dhe të mesme në Mykonos do të qëndrojnë të mbyllura për shkak të aktivitetit sizmik të vazhdueshëm në zonën e gjerë të Santorinit. Strukturat e arsimit parashkollor do të jenë ende të mbyllura, si dhe ambientet sportive, të mbyllura apo të jashtme, informon media.
Shumica e ekspertëve thonë se kjo situatë nuk mund të parashikohet, edhe pse ka optimizëm për faktin se zona ku po ndodhin lëkundjet aktualisht është më e vogël nga ajo e ditëve më parë. Gjithsesi frika për ndonjë pasgoditje me forcë rritëse siç ka ndodhur më parë, ekziston.
Santorini është boshatisur pothuajse tërësisht, me mijëra banorë e turistë që morën arratinë me avionë dhe tragete, për t'i shpëtuar më të keqes së mundshme.
Ka edhe mendime se këto lëkundje të shpeshta, mbi 500 në një javë, janë edhe shenja të një aktiviteti vullkanik dhe se pritet më e keqja për këtë rajon, siç ka ndodhur edhe më parë në histori, në vitet 1950, 1900 apo edhe disa shekuj më parë.
Profesori i Gjeofizikës dhe Sizmologjisë, Kostas Papazachos shprehet se zona ku bien tërmetet tani është më e vogël.
"Ne nuk jemi ende në një pozicion për të siguruar botën se më e keqja ka mbaruar, por sot kemi një pamje më të qartë se ku janë tërmetet. Kjo tregon se ku janë tërmetet dhe se zona e prekur është më e vogël”, tha ai.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Mars, 10:18
Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?
-
Fiton Anglia
48.7%
-
Barazim
32.1%
-
Fiton Shqipëria
19.2%
Vota total: 452
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘5 me 1’, Rama më 29 mars me shqiptarët e Kretës: Fitorja për Shqipërinë 2030 do jetë e thellë
19 Mars, 16:38
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama i rikthehet turit me diasporën, takim me shqiptarët në Kretë në datë 29 mars
18 Mars, 12:20
-
Zgjedhja e Kryepeshkopit Joan, kryeministri grek Mitsotakis: Kam kontaktuar Fortlumturinë e tij, Kisha e Shqipërisë është pikë bashkimi mes dy popujve
17 Mars, 22:38
-
Humbi jetën në aksidentin tragjik në Greqi, 47-vjeçari shqiptar punonte 24 orë taksist së bashku me bashkëshorten për të siguruar jetesën
17 Mars, 16:41
-
Kretë/ Plagosi me armë 3 grekë gjatë 'festës së beqarisë', arrestohet pas 2 vitesh 'Nardi', bosi shqiptar i krimit dhe kontrollit të lokaleve të natës
17 Mars, 16:09
-
Aksident në Greqi, taksia përplaset me një mjet tjetër, ndërron jetë 47-vjeçari shqiptar (VIDEO)
16 Mars, 15:21
-
Pluhuri i Saharasë ‘mbulon’ Athinën, preken edhe zona të tjera
15 Mars, 18:25
-
Ndihmonte persona të ndryshëm për të kaluar kufirin arrestohet 41-vjeçari në Devoll
15 Mars, 12:17
-
Tërmet në Napoli, panik mes qytetarëve/ Plagoset një grua nga rënia e tavanit, mbyllen shkollat
13 Mars, 14:07
-
Krimi brenda familjes shqiptare në Greqi, ky është 53-vjeçari që goditi me thikë gruan dhe më pas u hodh nga ballkoni
13 Mars, 11:33
-
E rëndë në Greqi/ Shqiptari vret gruan me thikë, pas aktit i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni
12 Mars, 14:43
-
Greqia gati të armatoset, plani ambicioz me 28 miliardë euro
11 Mars, 10:42