Gjuha kineze, tani edhe në
Universitetin e Tiranës

Gjuha kineze, tani edhe në <br />Universitetin e Tiranës
TIRANË – Gjuha kineze do të fillojë të mësohet edhe në Universitetin e Tiranës, madje, me lektorë kinezë dhe tekste të posaçme nga Kina. Universiteti i Tiranës e ka nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Institutin Konfuci, për hapjen e tij brenda muajit shtator në godinën e Rektoratit të Universitetit të Tiranës.

Marrëveshja synon: mësimin e gjuhës kineze dhe promovimin e burimeve të mësimdhënies së saj; trajnimim e lektorëve të gjuhës kineze; administrimin e testeve të gjuhës kineze) dhe testeve për çertifikimin e gjuhës kineze për mësuesit; promovimin e gjuhës dhe kulturës kineze; aktivitete në fushën e gjuhësisë dhe të shkëmbimit kulturor midis dy vendeve etj.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes morën pjesë z. Ye Hao, Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës; z.Halit Shamata, Zv/Ministër i Arsimit dhe Shkencës, dekanë të fakulteteve të UT etj.

Pasi nënshkroi marrëveshjen Prof. Dr. Dhori Kule, Rektori i UT theksoi se marrëveshja për hapjen e Institutit është rezultat i një bashkëpunimi të gjatë midis Ministrisë së Arsimit Shqiptar dhe atij Kinez. Në fjalën e tij ai falenderoi Ambasaden Popullore të Kinës në Shqipëri për bashkëpunimin e vazhdueshëm që ka pasur me Universitetin e Tiranës. Ai u ndal edhe tek bashkëpunimi akdemik që Universiteti i Tiranës ka me Fakultetin e Gjuheve të Huaja në Pekin, ku në fakultetin e Gjuhëve të huaja në Pekin është hapur dega e gjuhës shqipe dhe tek ne tani janë 70 studentë që studjojnë gjuhën kineze. Për të gjithë këta studentë janë të hapura aplikimet për doktoraturë në UT dhe në Pekin.

Gjuha kineze do të jetë lëndë me zgjedhje, duke filluar nga Shtatori, në Fakultetin e Ekonomisë dhe atë të Shkencave të Natyrës. Më pas sipas kërkesave dhe nevojave do të shtrihet dhe në fakultetet e tjera të UT.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim