Gjuha shqipe lëndë me zgjedhje në Turqi, Gazheli: Kurorëzim suksesi

Gjuha shqipe lëndë me zgjedhje në Turqi, Gazheli: Kurorëzim suksesi

Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Genti Gazheli

Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Genti Gazheli e ka konsideruar mësimdhënien e gjuhës shqipe si lëndë me zgjedhje në shkollat 8-vjeçare në Turqi, përkrah kurseve intensive të pavarura, si një arritje të rëndësishme.

Gazheli përmendi në mesazhin drejtuar shqiptarëve për rastin e festave të fundvitit, përmbushjen e sfidave e shfaqura përgjatë vitit 2018.

"2018-a po mbledh rrezet e fundit dhe kjo ambasadë mendon se i ka përmbushur më së miri sfidat që u shfaqën. Sfidat tona në të shumtën e rasteve ishin dhe janë kurorëzim suksesesh. Viti që po lëmë, për nga ana e realizimit të objektivave, mund të thuhet se ka shumë pika për t'u vënë në pah", u shpreh ambasadori i Shqipërisë në Turqi.

Më tej, Gazheli vijoi duke thënë se numri i individëve apo i bizneseve që duan të vijnë në Turqi apo të shkojnë në Shqipëri është gjithnjë në rritje.

"Natyrisht, marrëdhëniet strategjike me Turqinë janë të përsosura dhe ne vazhdojmë të punojmë për cilësi të lartë në këtë aspekt. Gjithsesi, krahas këtyre marrëdhënieve të mira politike, fusha ekonomike mbetet përparësi, ku duhet punuar më tepër për këtë qëllim. Në këtë pikë ndërhyrja e Turqisë është thelbësore", shtoi Gazheli.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës