Gjuhë fyese dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve, Gjykata e Lartë në Beograd 'i jep të drejtë’ Vulinit! Deputeti shqiptar i revoltuar: Të reagojë BE e SHBA

Gjuhë fyese dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve, Gjykata e Lartë në Beograd 'i jep të drejtë’ Vulinit! Deputeti shqiptar i revoltuar: Të reagojë BE e SHBA

Aleksander Vulin dhe Aleksander Vucic

Gjykata e Lartë në Beograd ka vendosur të mos e shpallë fajtor, duke i dhënë të drejtë ministrit serb, Aleksander Vulin, i cili përdori gjuhë fyese dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve, duke iu drejtuar me termin ofendues “šiptari” në vend të terminologjisë zyrtare në Serbi: “albanci”.

Lajmin e ka bërë me dije deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi me anë të një postimi në rrjete sociale. Ai ka thënë se gjykata ka refuzuar ta shpallë fajtor Vulinin, i cili vazhdimisht përdor këtë terminologji fyese për shqiptarët. Për këtë vendim të gjykatës së Lartë në Beograds, Kamberi i ka bërë  thirrje BE, SHBA dhe vendeve të rajonit që të reagojnë.

“Gjykata serbe i jep të drejtë fyerjes institucionale ndaj shqiptarëve! Të reagojnë be, shba dhe vendet e rajonit, ndaj këtij precedenti të rrezikshëm për minoritetet në ballkan. Sot, Gjykata e Lartë në Beograd ka refuzuar ta shpallë fajtor Ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve. Siç dihet, ish-zëdhënësi i Mira Markoviçit dhe Ministri i sotëm i Brendshëm i Aleksandër Vuçiçit, përdor vazhdimisht terminologjinë fyese “šiptari” në vend të terminologjisë zyrtare në Serbi: “albanci””, ka shkruar Kamberi.

Sipas Kamberit, gjykata i ka dhënë fuqi juridike institucionalizmit të kësaj gjuhe fyese e përçmuese në Serbi, ndërsa ka theksuar se kjo nuk ka ndodhur as në kohën e Sllobodan Millosheviçit.  

“Duke e cilësuar padinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar si të pabazuar, Gjykata i ka dhënë tashmë edhe fuqi juridike institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes, mosdurimit dhe ksenofobisë ndaj shqiptarëve në përgjithësi, e atyre në Serbi në veçanti. Kjo nuk ka ndodhur as në kohën e Sllobodan Millosheviqit!Në cilësinë e shefit të Grupit Parlamentar “Lugina e Bashkuar-SDA Sanxhak”, unë kam filluar ndërmarrjen e veprimeve institucionale në nivel shtetëror dhe ndërkombëtar”, ka shkruar ai, duke ftuar autoritetet ndërkombëtare që të reagojnë për këtë vendim.

“Ftoj autoritetet e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të vendeve të rajonit, që të reagojnë ndaj Beogradit për ta ndaluar institucionalizimin tashmë edhe juridik të gjuhës së urrejtjes ndaj minoriteteve në Serbi.Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë në Beograd është precedent tepër i rrezikshëm për minoritetet në Serbi, por edhe në tërë Ballkanin Perëndimor”, thekson ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tung: 08/02/2021 21:55

    Trim mbi trimat,je Baca Shaip!.. duhet me i kallzu Botës,sikur Hebrenjtë..se ka asht anti Shqiptarizëm,si anti Semitizëm

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë