Rivaliteti Napoli-Milan së fundmi është shtuar edhe për shkak të komenteve që fansat kanë bërë nëpër rrjete sociale ku flasin për përballjen e dy skuadrave italiane në kuadër të gjysëmfinaleve të Champions League.
Por këtë herë komentet e bëra kanë tejkaluar çdo kufi. Në rrjetin social të futbollistit milanez, Theo Hernandez dhjetëra persona kanë komentuar mallkime në një foto që ky i fundit kishte postuar me djalin e tij.
Mallikmet janë aq të rënda, saqë në instagram, një numër personash, fansa të Napolit, i urojnë vdekjen atij dhe djalit të tij.
Mbrojtësi i majtë i kombëtares franceze, në ndeshjen e fituar 1-0 përballë Napolit në Champions League u dallua edhe për përplasjen e ashpër me sulmuesin Hirving Lozano.