Ndërsa Europa po përballet me një mot të acartë dhe me stuhi gjigante bore që kanë përfshirë një pjesë të madhe të kontinentit, në Bosnje dhe Serbi, pas shpërthimit të lumenjve nga rreshjet e dendura, janë përmbytur mijra shtëpi dhe shumë rrugë. Sipas autoriteteve, më shumë se 100,000 shtëpi dhe ndërtesa janë të pabanueshme dhe 1 milion njerëz kanë mbetur pa ujë të pijshëm.
Pasojat e përmbytjeve janë katastrofike, të ngjashme me ato të vitit 1990. Sipas një zyrtari boshnjak, të paktën 500,000 njerëz janë zhvendosur nga zonat e përmbytura, ndërsa në Serbi 25,000 njerëz kanë mbetur të pastrehë. Rrëshqitjet e dheut kanë përkeqësuar situatën dhe kanë penguar përpjekjet për ndihmë; gjithashtu prania e minave të “varrosura” gjatë konfliktit të viteve 1992-1995 kanë shtuar rreziqet.
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5cdd59394c951shira ballkan.jpg)
Në Serbi, zona më e prekur është rreth qytetit të Obrenovacit, në jug-perëndim të Beogradit, ku lumi Sava ka përmbytur gjithë qytetin. Pranë Beogradit, autoritetet u kanë kërkuar banorëve që të kufizojnë përdorimin e energjisë elektrike, pasi rrugët rreth termocentralit Nikola Tesla, që prodhon gjysmën e energjisë që konsumohet në Serbi, janë të përmbytura.
Kryqi i Kuq i Serbisë dhe ai i Bosnje Hercegovinës, ku është shpallur dhe gjendja e jashtëzakonshme, kanë një javë që po përballen me katastrofën e shkaktuar nga përmbytjet shkatërruese që kanë goditur Ballkanin, më të këqijat e 120 viteve të fundit.
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5cdd5a44f3dc4ballakni.jpg)
Përgatiti Ilir Çuçi
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?
-
E sportistëve
83.5%
-
E Komitetit Olimpik
12.7%
-
E qeverisë
3.7%
Vota total: 7798
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët
13 Gusht, 08:37
-
Zjarri në masivin pyjor të Lekajt në Lushnjë, digjen 10 ha me shkurre dhe pisha! Vatrat ende aktive
13 Gusht, 08:32
-
Ernest Muçi drejt Premier League, Besiktas pret 19 milionë euro
13 Gusht, 08:31
-
Pamjet/ Rama njofton investimin elektro-energjetik me panele diellore në Lushnjë: Një gangrenë plehrash e shëruar, së shpejti park prodhimi energjie
13 Gusht, 08:14
-
Situata nga zjarret në vend, vijojnë digjen Parku Kombëtar i Tomorit dhe i Prespës! Në Selenicë vatrat vihet nën kontroll
13 Gusht, 07:53
-
Itali/ Shiste drogë në rrugët e Milanos, kapet me 115 gramë kokainë 20-vjeçari shqiptar. Dozat të fshehura në priza elektrike dhe sedile
13 Gusht, 07:50
-
Lufta/ Alarm për sulmin iranian ndaj Izraelit! Ushtria izraelite: Goditen godinat ushtarake në Liban! Media: Blinken sot në LIndjen e Mesme
13 Gusht, 07:44
-
Si në filma, shqiptari përndjekje ‘ferri’ 46-vjeçares italiane, e akuzonte si shkaktare që s’merrte dot lejen e qëndrimit! Policia e arreston, i terrorizoi dhe familjen
13 Gusht, 07:34
-
Greqia në luftë me flakët! Atika prej tre ditësh nën makthin e zjarrit! Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të largohen nga shtëpitë
13 Gusht, 07:25
-
Disa konflikte do të zgjidhen me një shqetësim apo një keqkuptim nga e kaluara... horoskopi për sot
13 Gusht, 07:08
-
E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën
12 Gusht, 23:02
-
Katër infeksionet e verës që ‘kërcënojnë’ pushimet tuaja! Ja mënyrat e thjeshta si t’i kaloni
12 Gusht, 22:53