Gjuriç: Deklarata e Izetbegoviç për
njohjen e Kosovës është skandaloze

Gjuriç: Deklarata e Izetbegoviç për<br />njohjen e Kosovës është skandaloze<br>
Marko Gjuriç thotë se deklarata e anëtarit të Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç mbi njohjen e pavarësisë së Kosovës është “skandaloze dhe shokuese”.

“Sigurisht që kjo nuk do të mbetet pa përgjigje”, ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.

Gjuriç ka shtuar se autoritetet kompetente të Serbisë së shpejti do të gjejnë mënyra për të dhënë, siç thotë ai, përgjigjen e duhur ndaj “deklaratës tronditëse dhe skandaloze të Izetbegoviç”, transmeton televizioni publik i Kosovës.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë