“Gjurmët që lë pas” do të ketë emrin protesta e heshtur që do të mbahet të shtunën në sheshin Nënë Tereza në Tiranë. Të frymëzuar nga protesta në kryeqytetin maqedonas, ku qytetarë të shumtë vendosën para godinës së qeverisë maqedonase këpucët e të afërmve që janë gjtur si zgjidhje emigrimin , të rinjtë shqiptarë kanë menduar ta risjellin këtë protestë edhe në Shqipëri duke ftuar të gjithë qytetarët që të vendosin një palë këpucë të të afërmve të tyre në shesh, simbol i cili tregon gjurmët dhe mallin që ata kanë lënë në Shqipëri.Të ftuar në emisionin Rreze Dielli në Report Tv, 2 prej studentëve organizatorë treguan se ku konsiston kjo protestë.
Më datë 2 mars, ora 11, vendi ku kemi vendosur të xhirojmë është sheshi “Nënë Tereza”. Ne jemi solidarizuar me nismën që ndodhi në Maqedoni dhe protesta konsiston në vendosjen e një palë këpucësh përe çdo të afërm që është larguar. Ndaj ne në shenjë solidariteti, pë rata që janë larguar, për gjurmët që kanë lënë në Shqipëri apo tek të afërmit e tyre, ne kemi vendosur që të bëjmë këtë protestë.
Diana Sino, studente
VIDEO/Studentët Diana Sino dhe Arlind Hoxha në studion e "Rreze Dielli"
Organizatorët treguan gjithashtu se sheshi “Nënë Tereza” nuk është zgjedhur rastësisht, por ka një arsye të zgjedhjes së tij.
Kemi zgjedhur sheshin “Nënë Tereza” sepse nëse e shohim aty kemi 2 fakultete, atë të Politeknikut dhe të arteve, është vendi ku kalojnë shumë të rinjtë. Aty është edhe qilimi që është diçka tradicionale e Shqipërisë. Ngjyrat që janë aty , janë në contrast me errësirën që lë ky emigrim.
Diana Sino, studente
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, gjatë 2018 kanë udhëtuar jashtë vendit 4 milionë e 969 mijë shtetas, ndërsa janë kthyer vetëm 4 milionë e 766 mijë shtetas. Pra, mbi 202 mijëshqiptarë kanë ikur dhe nuk janë kthyer ende.
Shifrat e larta të braktisjes së vendit kanë sjellë ulje të lindshmërisë dhe për rrjedhojë plakje të popullsisë në vend