Deputeti Kujtim Gjuzi është larguar nga mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore më përfaqësues të shoqërisë civile. Ai kërkoi të merrte fjalën por kjo gjë është kundërshtuar nga bashkëkryetari i kësaj reforme Damian Gjiknuri. Gjuzi tha se nuk mund të qëndrojë në një tryezë me Gjiknurin.
Hajdari: Fjalën e ka Shoqëria Civile
Gjuzi: Do flas unë
Gjiknuri: Nuk mund të flasësh ti, e ka radhën Shoqëria Civile
Gjuzi: Nuk mund të kontrollosh ti, do flas se s’bën
Gjiknuri: Nuk je anëtar ti, ca procedure thua
Gjuzi: Procedura këtu do vijë se s’bën, se janë 44 parti që kanë sjellë draftin dhe e mbani dy vjet aty
Gjiknuri: Nuk mund të marrësh fjalën
Gjuzi: Unë nuk e njoh këtë komision me bashkëkryetar Damian Gjiknurin.
Gjiknuri: Ik dil jashtë. Ik je në konflikt me logjikën, të lutem tani, vazhdo tani, hajde
Gjuzi: Më thua mua nuk je anëtar ti, ti të vjedh votën.
Lajmi kryesor:
Drafti për 'zgjedhoren'/ Shoqëria civile kërkon ndryshim sistemi (VIDEO)











